Qëlloi me armë drejt shpërndarësit të kafes, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Athinë

25 Gusht 2021, 09:56Kronika TEMA

Një shqiptar në Athinë është vënë në pranga nga forcat e policisë për tentativë vrasje.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 14 Gusht në kryeqytetin grek, kur shpërndarësi i një lokali shkoi për të dorëzuar një porosi kafeje.

Për arsye banale, 42-vjeçari shqiptar u konfliktua me shpërndarësin e porosisë. Pas debateve, ky i fundit u nis drejt dyqanit.

Por shqiptari nuk e la me kaq, dhe shkoi pas tij së bashku me një person tjetër. Edhe në lokal u konfliktua me shpërndarësin e porosisë, duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe më pas qëlloi me armë ndaj tij.

Por fatmirësisht, plumbi preku një makinë të parkuar. Pas ngjarjes, autorët u larguan me makinë nga vendngjarja.

Rreth dy javë pas këtij incidenti, policia greke mundi të arrestonte 42-vjeçarin shqiptar të cilin e akuzon për vrasje të mbetur në tentativë.

1 komente në “Qëlloi me armë drejt shpërndarësit të kafes, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Athinë”

  1. Trima prej kartoni says:

    Si gjithmone shqipetaret japin shembullin e mire…. jo me ndonje “hundlesh” po me nje delivery . Radhen e ka nje krim ne familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje