Bllokuan autostradën duke kërcyer: Policia gjobit dasmorët, u merr dhe makinat

24 Gusht 2021, 16:11Kronika TEMA

Policia e Lezhës ka proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh, të cilët penguan lëvizjen e lirë të makinave të tjera, duke bllokuar rrugën gjatë një ceremonie martesore.

Gjithashtu, autoritetet kanë bllokuar 4 automjetet e tyre si dhe i kanë vendosur gjobë drejtuesve. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”.

Sa i përket personave të arrestuar ato janë shtetasit me inicialet G. V., 32 vjeç, V. Ll., 32 vjeç, J. S., 21 vjeç dhe V. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë, kanë identifikuar dhe proceduar penalisht 4 drejtuesit e mjeteve, të cilët penguan lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera duke bllokuar rrugën me mjetet e tyre të përgatitura për një ceremonie martesore dhe prishën rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë bënë bllokimin e 4 automjeteve, si dhe proceduan administrativisht drejtuesit e tyre.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në disa media, ku shfaqeshin disa drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar për disa momente lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera dhe duke prishur rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë, shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht shtetasit: G. V., 32 vjeç, V. Ll., 32 vjeç, J. S., 21 vjeç dhe V. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 4 automjetet dhe për drejtuesit e tyre janë vendosur masa administrative që variojnë nga 50.000 deri në 100.000 lekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

2 komente në “Bllokuan autostradën duke kërcyer: Policia gjobit dasmorët, u merr dhe makinat”

  1. ce says:

    kjo tregon se shteti po tregon forcen ndaj talebaneve naziskine te kurbinit , kontigjenti i bandes se muli horrit ne pordhestat opozitare. Keta qe tregojne force kunder ligjeve te shtetit merini zvarre dhe ta paguajne shtrenjte keta horra bllokimin e rrugeve.

  2. gaforrja says:

    fshatare legena .duan te duken vipa por nukjane as ripa.i kane breket me thes sargjije prandaj u ha thyba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje