Vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj, reagon vëllai i autorit të krimit: Gjithë jetës na ka sjellë probleme, të marrë dënimin e merituar

24 Gusht 2021, 16:02Kronika TEMA
Vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj, reagon vëllai i autorit

Familjarë të Dardan Krivaqës kanë thyer heshtjen pas ngjarjes së rëndë Ferizaj.

Vëllai i tij, Kastrioti përmes një postimi në “Facebook” shprehet se i vëllai gjithë jetës u ka sjellë probleme, ndërsa kërkon dënimin e merituar për të.

“Unë si vëlla i madh jam përkujdesur për familje qysh në moshë shumë të re nga se herët kam mbetë pa baba, por jam mundu që “vëllaun” ta këshilloj dhe ndihmoj, por ai asnjëherë nuk e ka dëgjuar askënd”, shkruan ai.

Dardan Krivaqa është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas dy ditësh në arrati mbasi dhunoi për vdekje partneren e tij 18-vjeçare Marigona Osmani. Në pranga është vënë edhe Arbër Sejdiu, i cili sipas autoriteteve ka qenë gjithë kohës i pranishëm dhe ka marrë pjesë në dhunimin e të resë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje