Vrau 18-vjeçaren në Ferizaj, Prokuroria kërkon arrest me burg për autorin: Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike duke kryer vrasje të rëndë

25 Gusht 2021, 10:17Kronika TEMA

Prokuroria e Ferizajt kërkon arrest me burg për Dardan Krivaqën, autorin e vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani.

Sipas Prokurorisë, Dardan Krivaqa ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj partneres së tij duke çuar në vrasje të rëndë.

Momentalisht ai ndodhet në masën e ndalimit 48 orësh, por Prokuroria kërkon arrest me burg deri në momentin e dhënies së dënimit nga Gjykata.

Krivaqa së bashku me me një person tjetër e la në derën e spitalit të vdekur 18-vjeçaren duke u larguar, teksa u arrestua dy ditë më pas në një fshat të Ferizajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje