Aksidenti i rëndë në Muzinë, një vajzë shpëton mrekullisht. Dy prej viktimave janë burrë e grua

26 Gusht 2021, 18:25Kronika TEMA

Një vajzë e cila ndodhej në furgonin që u aksidentua në aksin Sarandë-Gjirokastër ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra.

News24 ka identifikuar emrat e dy prej viktimave të aksidentit, Fiqiri dhe Dritë Korçari.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:30 në afërsi të zonës së quajtur Qafë-Muzinë.

Sipas policisë, një fuoristradë tip “Land Rover” i ka prerë rrugën furgonit të linjës Tiranë-Sarandë, e për pasojë janë përplasur.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.

Njoftimi paraprak i policisë Gjirokastër:

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje