Një baba i kërkon gruas të vrasë foshnjen “alien”, e quan pjellë nga djalli

28 Gusht 2021, 09:35Lifestyle TEMA

Një baba i ka thënë gruas të tij se do vrasë djalin e tyre sepse ishte një pjellë nga djalli. Gruaja e quajtur Bajeneza Liberata, nga Ruanda, po përpiqet të kujdeset për veten pasi u braktis nga burri dhe familja e saj.

Bajeneza tha për mediat lokale se kishte lindur disa fëmijë të tjerë dhe nuk kishte përjetuar asnjë problem të tillë.

Babai këmbënguli se ai nuk kishte asnjë përgjegjësi për fëmijën dhe e quajti atë pjelljen e djallit. Kështu Bajenezën dhe foshnja e saj u kthyen në fshatin e saj. Shumë fshatarë të tjerë e kanë torturuar, duke u tallur me foshnjën dhe duke e quajtur atë një përbindësh.

E izoluar dhe e paaftë për të punuar, Bajeneza ka luftuar të kujdeset për veten dhe djalin e saj pa mbështetje mjekësore nga spitali.

Ajo as nuk e di se nga se vuan fëmija i saj i cili përjeton shumë dhimbje. Që atëherë është krijuar një faqe GoFundMe e cila po mbledh para për të dërguar Bajenezën dhe fëmijën e saj jashtë vendit për trajtim.

Në njoftim shkruhet:

“Kjo foshnjë ka lindur kështu, njerëzit e quajnë alien për shkak të pamjes së tij, nëna u braktis nga burri direkt sa e pa foshnjhën për herë të parë.

Ajo lufton me të çdo ditë, shkoi në fshat dhe i la fëmijët e saj të tjerë në qytet, për të kërkuar ndihmë të cilën nuk arriti ta gjejë.

Ajo tani po kërkon ndihmë për ta çuar fëmijën jashtë vendit sepse në këtë vend nuk është e mundur. Ju lutemi dhuroni për të shpëtuar jetën e tij. ” 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje