Spanja, Franca dhe Portugalia kanë qenë disa nga vendet më të përmendura përsa i përket njerëzve që zgjedhin të jetojnë jashtë vendlindjes, por së fundmi, shumë qytete të tjera europiane kanë marrë vëmendje globale.
Property Guides, e specializuar në blerjen e pronave, ka hulumtuar disa nga destincionet më të mira për emigrantët në vitin 2021, vende të cilat se shpejti mund të jenë destinacionet më të diskutuata.
Njeri prej tyre është Reykjavik, Islandë: Kostoja e jetesës mund të jetë e shtrenjtë, por pagat janë me një mesatare pre 1,000 Euro më shumë se ato në Madrid apo Romë.
Më pas renditet Helsinki, Finlandë vendi më të lumtur i botes. Finlanda renditet e para në Raportin e Lumturisë Botërore të Gallup, bazuar te të ardhurat për frymë, mbështetja sociale, jetëgjatësia, liria për të zgjedhur dhe nivelet e korrupsionit.
Talin, Estoni: Një qendër e teknologjisë dhe jashtëzakonisht e avancuar në mënyrë dixhitale. Kostoja e jetesës është e përballueshme. Sipas Expatistan, Talini është më i lirë për të jetuar sesa 63% e qyteteve në botë.
Gdansk, Poloni: Një destinacion gjithnjë e më popullor për emigrantët. Tregu i punës i Gdansk është i mbushur me shumë biznese të reja, megjithatë pagat nuk janë aq të larta sa në qytetet e tjera evropiane. Por kostoja e përgjithshme e jetesës është relativisht e lirë.
Nuk ka vende te mira per te emigruar. Kudo qe shkon perpiqesh te behesh ai qe nuk je dhe koken e ke me veshtrim nga prapa. Ai te pranon por kurre nuk te konsideron si njerin prej tyre.
Vendi yt eshte vendi yt. Shqioeria ka shune probleme per shkak te gjeneratave te shkerdhatave qe e kane drejtuar.