Sa herë të konstatohet ndërhyrje e paligjshme në matës për të cilin është shkaktuar dëm ekonomik Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) do të llogarisë dhe lëshojë faturë brenda një harku 30 ditor.
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) bëri ndryshimet në rregulloren dhe metodologjinë për përllogaritjen dhe vendosjen e dëmit ekonomik të shkaktuar nga ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e matjes të energjisë elektrike ku përfshihet edhe informimi i përdoruesve dhe furnizuesve.
Më herët në rregullore thuhej se “OSSH sigurohet që të informojë Furnizuesin dhe Përdoruesin e rrjetit në çdo rast që konstaton dëm ekonomik të shkaktuar nga një përdorues i rrjetit me të cilin Furnizuesi ka një kontratë furnizimi, jo më vonë se 48 orë nga konstatimi, përpara ndërmarrjes së ndonjë veprimi kundrejt përdoruesit të rrjetit”.
Tashmë harku kohor 48 orësh është hequr nga rregullorja e dhe pika e re parashikon që “OSSH sigurohet që të informojë Furnizuesin dhe Përdoruesin e rrjetit në çdo rast që konstaton dëm ekonomik të shkaktuar nga një përdorues i rrjetit me të cilin furnizuesi ka një kontratë furnizimi, në momentin e emetimit të faturës së dëmit ekonomik”
Pika e dytë e ndryshuar që kishte të bënte me lëshimin e faturës ishte “OSSH lëshon faturë të posaçme të dëmit ekonomik të përllogaritur për Përdoruesin të rrjetit, jo më vonë se 7 ditë nga konstatimi, e dërgon atë në adresën e përcaktuar në marrëveshjen e lidhjes me Përdoruesin e rrjetit dhe sigurohet që ta arkëtojë atë brenda 30 ditëve nga lëshimi i saj”.
Me ndryshimet e bëra fatura lëshohet nga OSSH për 30 ditë dhe sigurohet që të arkëtohet brenda 30 ditëve.
Ndryshimet e propozuara sipas Entit lidhen me argumentet e OSSH se në kushtet kur punon me cikël 30 ditor të sistemit të lexim/faturim-it, do të ishte më e përshtatshme që afati i lidhur me lëshimin e faturës të jetë brenda ciklit mujor të lexim/faturimit.
Gjithashtu, në vendim argumentohet se propozimi për njoftimin e furnizuesit dhe përdoruesit të rrjetit në momentin e lëshimit të faturës përkatëse, OSSH sh.a. e shënon si moment të zyrtarizmit të shkeljes/ndërhyrjes së paligjshme në sistemin e tij.
Po me cfare ligji vepron ky ent hajdut,ne nje kohe qe duhet te paguash 350 lek per mbimbajtje te matesit kur ne nje kohe matsi nuk ka punuar kurre e dyta matesi blehet ne baze te cmimit te tregut ose merret me qira ,po me kontrat.Une kam 25 vjet qe nuk kam banuare ne shtepin time ne Shqiperi,por Une kam 3 vjet qe nuk mund te lidhe kontrat per energji elektrike se sipas kesaj ndermarrje hajdute dikush ka banuar ne shtepin tuaj por nuk ka marre energji por duhet te paguash ti mirmbajtjen e sahatit per 12 vjet plus faturime fiktive per rreth 130minj lek te reja dhe kete problem nuk e zgjedhe kush.A ka mundesi dikush te me ndihmoj.Ne qershor ju drejtova drejtorit te KEShit o leshit per kete problem e me kthye pergjigje se duhet me takuar OShE e leshit,por nuk mundesh me gjete drejtor ne zyre se ai ka ikur ne drejtim te paditur.Une kam ndigjuare se KM kumunikon me njerze ne fb po nuk kam mundur me e gjete.Si Une ne Shqiperi mund te jeni me mijra,ju lutem si gazet e redaktor te kesaje gazete percjedhni kete shqetsim jovetem te timide por dhe mijrave qytetare qe perkosishte banojne jashte Shqiperie