Mjekësia, sërish më e kërkuara nga maturantët: Rritet interesimi edhe për programet 2-vjeçare

29 Gusht 2021, 16:37Sociale TEMA

Shkencat mjekësore mbeten më të kërkuara nga të rinjtë shqiptar. Nga 22 mijë maturantë, 4400 kanë aplikuar për një degë në mjekësi të përgjithshme, infermieri, stomatologji apo farmaci.

“Ka një kërkesë gjithmonë e në rritje në shkencat mjekësore. Kemi afro 20 % të aplikimeve në të gjithë këtë grup shkencash mjekesore. Në rang të dytë vjen dega e Ekonomikut dhe janë reth 17 % e aplikimeve ku shkojnë në drejtim të degëve të Ekonomikut. Në rangun e tretë vjen informatika që janë rreth 12 %”.

Gjetja e një vendi pune në tregun shqiptar, po i shtyn të rinjtë që mbarojnë shkollën e mesme drejt programeve dy vjaçare për të marrë një zanat si hidraulik, shërbim turizmi apo elektriçist.

“Programet 2-vjeçare kane patur një rritje cilësore. Krahasuar me tre vite më parë është trefishuar aplikimi. Programet e reja drejt turzimit, biodiversiteti ku ka inovacion ka kërkesë më të lartë. Ka një ecuri të mirë si mesuesia, efekti i mesatares nuk ka ndikuar dhe preferohet më shumë nga vajzat”.

Degët e shkencave të natyrës po vijnë drejt zhdukjes.

“Ka degë që nuk ka kërkesë të madhe. Shkencat e natyrës, pasi tregu i punës shqiptare nuk është fleksibël. Sepse të studiosh fizikë jashtë do ishte më e preferuara”.

Në Shqipëri janë mbi 30 mijë kuota pranimi për 605 programe studimi.

1 komente në “Mjekësia, sërish më e kërkuara nga maturantët: Rritet interesimi edhe për programet 2-vjeçare”

  1. Genci says:

    Se dun me shku ne Gjermani me i la menderet pleqve atje per 2 evro plus pranej
    Le ti marri te pabere Gjermania e ti shkolloje vete…jo te na vije te na beje reklame ne fund te cdo viti shkollor qe ka nevoje per personel te kualifikuar shendetesor
    Ti marri e tu pije lengun po u pati mbetur…se tradhetaret ashtu vijne ca si te thate nga trupi e nga trute

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje