“Shqipëria emigrimi im i dytë”, flet ish zyrtari qeverisë afgane

28 Gusht 2021, 19:50Sociale TEMA

Mes kontingjentit të dytë të 154 shtetasve afganë që mbërritën mëngjesin e kësaj të shtune në Shqipëri, është edhe një ish zyrtar i qeverisë Afgane.

Ai është Ahmed Hasif Fajap i akomoduar me gruan dhe fëmijët në Qytetin Studenti.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ai tregon se ardhja në Shqipëri është emigrimi i dytë nga Afganistani pas atij të parë kur ishte 13 vjeç në Pakistan.

Muhamed Veliu: Si ndjeheni në të parën ditë në vendin tonë?

Ahmed Hasif Fajap: Faleminderit shumë për mikpritjen e ngrohtë dhe gjithçka. Ne ndjemi shumë mirë. U pritëm nga autoritetet tuaja më të larta si ministrja juaj e punëve të jashtme dhe e nderuara ambasadore e SHBA. Me të vërtetë ndjemi shumë të kënaqur dhe ju falënderojmë për mbështetjen dhe mikpritjen që kemi marrë deri më tani.

Muhamed Veliu-Me çfarë jeni marrë në Afganistan cili ishte profesioni juaj atje?

Ahmed Hasif Fajap: Unë isha një nëpunës i qeverisë. Isha zëvendës drejtor i përgjithshëm i drejtorisë së mbrojtjes së mjedisit, ekuivalent i postit të zëvendës ministrit. Është për të ardhur keq ajo që ndodhi atje. Talibanët morën nën kontroll qeverinë bashkë me një sistem që ne ndërtuam gjatë 20 viteve të shkuara me ndihem e komunitetit ndërkombëtar ku u dha shumë mbështetje financiare dhe teknike.  Fatkeqësisht gjithçka ndryshoi brenda një nate.

Ende nuk na besohet që një gjë e tillë ka ndodhur.  Është një histori që po përsëritet me mua. Isha 13 vjeç kur emigruam në Pakistan në kohën kur Muxhahidinët atë kohë erdhën në fuqi duke marrë qeverisjen përmes presidentit Nexhip të asaj kohe. Ne emigruam në të njëjtën mënyrë në Pakistan. Tani, ne do të shkojmë në SHBA por për momentin jemi akomoduar këtu.

Është për të ardhur keq që vendi ynë i mrekullueshëm Afganistani po  vuan në këtë moment. Për ne atje nuk ishte e sigurt dhe jetën tona ishin në rrezik. Prandaj morëm këtë vendim. Ishte një hap jo i lehtë për tu hedhur pasi lam gjithçka atje. Shtëpitë, punën gjithçka. Morëm me vete pak rroba e dokumentet e rëndësishme duke lënë vendin.

Muhamed Veliu: Nëse do të vijonit të qëndronit në Afganistan çfarë rreziku ju kanosej nga Talibanët pasi siç më treguat keni qenë zyrtar i qeverisë së shkuar?

Ahmed Hasif Fajap: Siç e përmenda që prej kohës kur unë kisha një rrol në qeveri pra një pozicion të lartë,nuk ndjehesha i sigurt,  ekzaktësisht atë moment kur Talinanët erdhën. Ditët e fundit nuk kam lëvizur nga shtëpia kjo për të mbrojtur veten. Jeta dhe e ardhmja ime bashkë me familjen ishin në rrezik. Nuk donim të na ndodhte diçka sepse duke analizuar situatën e shikoja që nuk isha i sigurtë pasi situata po përshkallëzohej e përkeqësohej e përkeqësohej. Na duhet të merrnim një vendim për fëmijët tanë e familjen. Kështu u larguam.

1 komente në ““Shqipëria emigrimi im i dytë”, flet ish zyrtari qeverisë afgane”

  1. loni says:

    ti mir bere qe ike nga afganistani,por ne si popull shqiptare nuk ju duam ne vendin tone,qe kjo perkthehet vdisni atje ne vendin tuaj,pyesni me mire sali berishen se ai eshte nevrozuar me ardhjen tuaj ketu,harroje te vetat qe ne vitin 1997 dergoje familjen e tij ne suedi bashk me shkelzen karin qe qiu kusheriren e tij qe e strehoj ne shtepi qe u martua beri dhe dy kopila me kusheriren se maloket e kan ne gjak te qijne fisin e tyre,dhe iu duk normale qe femijet e tij nga malsia te shpetonin veten,pasu u sigurua nga amerikanet qe nuk preket me sali maloku nga shteti shqiptar per luften civile qe shkatoi i solli kopilat e vete perseri ne atdhe per te vrare ne gerdec ne 21 janar,dhe nuk kerkoi asnjehe falje per krimet qe beri ndaj popullit te vet,pa permendur ketu 1997 1998,prandaj pyesni me mire saliun qe kur e kishte punen keq e strehoi familjen ne nje shtet te sigurt,dhe sot del dhe bertet perse mbajme afganet,qe jan ne te njejten pozicion qe ishte familja e ketij basdartit para 23 vjetesh,kjo eshte kafsheria e malokerise,qe me mire te vijne afgan sesa te jetosh me keta hipokrite malok,qe ju shkerdhefsha ropt ku ti keni mor rrace basdartesh malokesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje