Rritet sërish numri i të infektuarve me COVID në Shqipëri, 1 humbje jete në 24 orët e fundit

27 Gusht 2021, 17:29Sociale TEMA

Një tjetër rekord infektimesh nga koronavirusi është regjistruar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 921 të infektuar me koronavirus, ndërsa 1 person ka humbur betejën me virusin.

Ndërkohë, është rritur numri i të shtruarve në spital, ku sipas MSH, “Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë”.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 6184 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 921 qytetarë, në këto bashki:

213 raste në Tiranë, 93 në Vlorë, 92 në Shkodër, 58 në Durrës, 44 në Kavajë, 39 në Lezhë, 33 në Mat, 31 në Vau i Dejës, 28 në Lushnje, 27 në Fier, 26 në Berat, 21 në Kamëz, 20 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Krujë, nga 14 raste në Elbasan, Peqin, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, 11 në Rrogozhinë, 9 në Gramsh, 7 në Vorë, nga 6 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Librazhd, Poliçan, Korçë, Mallakastër, Has, nga 4 raste në Bulqizë, Cerrik, nga 3 raste në Shijak, Memaliaj, Gjirokastër, Himarë, Divjakë, Patos, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Roskovec, Selenicë, Belsh, nga 1 rast në Skrapar, Maliq, Këlcyrë, Përmet, Delvinë, Klos, Tropojë.

Aktualisht janë 8311 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 64 vjeç nga Kruja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 290 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,376 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (27 Gusht 2021)

 

Raste të reja ditore 921

Të shëruar në 24 orë 290

Të shtruar në spitale 96

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 6184

 

Testime totale 1,026,069

Raste pozitive 143,174

Raste të shëruara 132,376

Raste Aktive 8311

Humbje jete 2,487

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 3103

Shkodër 1415

Vlorë 778

Fier 677

Durrës 582

Lezhë 428

Elbasan 379

Berat 289

Gjirokastër 253

Korçë 160

Kukës 130

Dibër 117

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje