Pse "Nobel"?

27 Gusht 2021, 18:00Sociale TEMA

Ndryshimet e shpeshta globale ecin me rritme të shpejta duke transformuar radikalisht tregun ndërkombëtar. Në mënyrë konstante kërkohet fuqi punëtore e specializuar në sektorë të ndryshëm. Lëvizjet me ecurinë më të lartë janë ato në fushën e ekonomisë dhe teknologjisë sa shpesh herë vihet në diskutim dhe tregu i punësimit për shkak se punonjësit nuk kanë nivelin bashkëkohor të kualifikimit.

Ndaj nevoja për dije është shumë e madhe!

Njerëzit gjithnjë e më shumë duhet të kujdesen për të mbajtur mbi “shpinë” arsenalin e arsimit, përballe një shoqërie që ka pritshmëri dhe kërkesa të larta.

Kështu, shkolla jo publike “Nobel”, që mban dhe një emër me peshë, nga themelimi i saj në vitin 2007 deri më sot shpejton hapat duke u përshtatur me erën e re të globalizmit.

Po ecim unison me çdo ndryshim, duke “shkrirë” kulturën tonë didaktike me atë moderne-konteporane për një përqasje me të personalizuar dhe me në qender nxënësin në fushën e mësimdhënies.

-Shembull “solid” është integrimi i teksteve të Cambridge në gjuhën angleze nga cikli fillor deri në shkollën e mesme.

-Gjithashtu integrimi i seminareve në anglisht dhe shqip nga profesorë të njohur vendas dhe botërorë, është një nga programet që në shkollën Nobel ndiqet me shumë interes nga nxënësit. Profesionistë të arsimit mbajnë referata për tematika të sferës shkencore dhe sociale, ku përfshihen Letërsia, Historia, Filozofia, Industria, Teknologjia, Historia e Artit, Muzika dhe Teatri.

Këto takime nxënës-profesorë zbulojnë dhe nxisin talentin e secilit. Përmes bisedave interaktive çdo nxënës arrin të zbuloje cili do te jetë profesioni më i përshtatshëm për të.

-Një tjetër projekt që Nobel ka implementuar “Citizens of Tomorrow” lidhet me perfeksionimin e aftësive komunikuese dhe informuese të nxënësve në fushën shkencore, ekonomike dhe sociale. Për të arritur perfeksionin përdoren platformat sociale sensibilizuese.

-Për tu ndjerë të barabartë dhe për të shkëmbyer ide dhe informacione me nxënësit e shkollave të huaja, nxënësve të Nobel u ofrohet nje mundësi përmes projektit MUN (Model for United Nation)  dhe Gjeopolitikës. Mësuesit e kualifikuar i përgatisin dhe iu garantojnë pjesëmarrje në diskutime në simulacionet ONU. Me shkollat që jemi binjakëzuar nuk mungojnë as shkëmbimet kulturore.

-Të apasionuarit e shkencave ekzakte nga klasa e parë deri në të 9 do jenë pjesë e takimeve virtuale me ekspertë të INFN (Instituti i Fizikës Nukleare) ku çdo risi do të ekspozohet në formatin digjital në gjuhën angleze.

-Por të gjitha dijet e nxënësve nuk mbeten brenda klasave por shkojnë përtej. Nxënësit garojë me njëri – tjetrin apo dhe me nxënës të shkollave të tjera në vend dhe në botë përmes olimpiadave.

Pjesmarresit masin aftësitë dhe përforcojnë njohuritë, por dhe stimulohen kur rezultatet janë të larta. Në këtë mënyrë nxitet progesivisht aftësia e tyre drejt politikave globale të tregut botëror të punës.

-Jo gjithçka mbyllet vetëm në orarin e mësimit. Nxënësit janë pjesë e klubeve të ndryshme.

-Ndërsa mund të ndjekin dhe programin “Afterschool” (edukimi pas shkolle). Gjatë këtyre orëve nxënësit mund të plotësojnë procesin e edukimit, të zhvillojnë aftësitë sociale, të zbulojnë talente dhe të nxisin kreativitetin.

Për këtë program jemi të hapur dhe pergatitur për të pritur dhe nxënës të shkollave të tjera të Tiranës.

Në kuadër të arsimit gjithëpërfshirës auditorët e “Nobel” janë të hapur dhe për nxënës nga qytetet e Durrësit dhe Elbasanit.

Ky është një trend edhe i kolegjeve të tjera europiane. I gjithë cikli mbyllet me mësimdhënien, mësimnxënien dhe edukimin pas shkolle.

Viktoria Bashari një maturante ekselente, e cila ka nisur rrugetimin e saj në “Nobel” ne vitin e pare gjimnaz, ndan mes emocionesh dhe fjalëve të ëmbla përjetimet e saj.

-“Shkolla Nobel është shndërruar në një kujtim që e mbaj pranë zemrës. Një ambient i ngrohtë dhe miqësor që është tepër i rrallë për tu hasur. I kujtoj me dashuri hapësirat e dekoruar nga postera motivuese dhe muralet informuese ed edukative.

Të paharueshme janë projektet ku lidhja e teorisë me praktikën ishin shumë të dobishme dhe kultivuan brenda meje aftësinë bashkëpunuese. Kjo shkollë ka pasur një influencë jashtëzakonisht të madhe në formimin tim human dhe akademik!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje