Zëri Amerikës: Sonte pas mesnate mbërrin në Shqipëri avioni i parë me afganë. Ja ku do strehohen

26 Gusht 2021, 20:45Sociale TEMA

Një grup i parë qytetarësh afganë që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri pritet të mbërrijë në aeroportin ushtarak në Rinas pas orës 02.00 të mëngjesit.

Zëri i Amerikës ka mësuar se bëhet fjalë për më shumë se 120 persona, mes tyre dhe shumë fëmijë, të nisur nga Kabuli. Ata pritet të strehohen në struktura hoteliere në Durrës.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre.

Duke ju përgjigjur pozitivisht një kërkese të qeverisë amerikane për të mikpritur persona, jetët e të cilëve kërcënohen nga talebanët, qeveria shqiptare u shpreh fillimisht se ishte e gatshme të strehonte disa qindra.

Ndërsa prej javës së shkuar fluturime të shumta të planifikuara për të udhëtuar drejt Shqipërisë u anulluan si pasojë e kaosit në kreyqytetin afgan dhe aeroportin e tij, autoritetet shqiptare janë shprehur se do të presin disa mijëra.

Një ditë më parë në një intervistë për televizionin CNN, kryeministri shqiptar Edi Rama foli për të paktën 4 mijë persona.

Pas mbërritjes në aeroport, grupi i qytetarëve afganë do të qëndrojë fillimisht në tendat e ngritura posaçërisht pranë aeroporti ushtarak, ku atyre do t’ju ofrohet dhe asistenca e parë mjekësore, ndërsa do të kryejnë dhe formalitetet burokratike.

Sipas një vendimi të miratur të mërkurën nga Qeveria shqiptarëve, qytetarëve afganë do t’u ofrohet statusi i “mbrojtjes së përkohshme”. Po sipas këtij vendimi ata mund të qëndrojne deri në 1 vit në Shqipëri.

6 komente në “Zëri Amerikës: Sonte pas mesnate mbërrin në Shqipëri avioni i parë me afganë. Ja ku do strehohen”

  1. Dhe telashet Skane te sosur says:

    Lulet gati.
    Hotelet me pese yje gati?
    Eshte eklipsuar cdo probiem ne vend dhe lajm
    qendror ardhja e intelektualeve afgane.
    Budalla fare ky Mal i Zi nuk mori asnji
    Ne dhe Kosova e rraskapitur me shume se Maqedonia.

    1. Gjergji says:

      Po Kosova pse? Nuk eshte vend i NATO-s

  2. Vaso Pasko says:

    TE MOS U JEPET KURE AFGANEVE LEJE QENDRIMI E PERHERESME NE SHQIPERI. ATA PO TE ISHIN NJERES TE MIRE DO I MIRRNIN SHTETET PERENDIMORE QE ATA EDHE U KANE SHERBYER SIDOMOS ITALIA DHE GREQIA QE DUAN NJERES TE POPULLOJNE DISA ISHUJ. KY ISHTE RASTI ME I MIRE PER GREQIN DHE ITALIN SE DO MERRNIN NJERES QE KANE AQ SHUM NEVOJE,,DO MERRNIN PARA DHE MBESHTETJE TE BOTES PERENDIMORE POR ATA SHOHIN LARG NUK JANE MIOPA SI SHQIPETARET NDAJ NUK MOREN ASNJE. E PERSERIT MOS U JEPNI LEJE QENDRIMI TE PERHERESHME SE NE TE ARDHMEN DO KRIJOHEN TRAGJEDI TE PA DEGJUARA.NE SHQIPERI ATA JAN NJE GJAK ME KOSOVARET DHE DUKAGJINSIT. ATA NUK KANE VETEM KANUNIN, FIZIONOMI E QELESHE TE NJEJTE POR ATA KANE EDHE SHPIRTIN KRIMINEL E TRU TE SEMUR TE NJEJTE.

  3. Hason Talebani says:

    Dergoini ne Surrel!

  4. Shqiperia plot me fukarenj ne importojme edhe te tjer says:

    Gazeta erdhen.
    Pamje njerezish qe Shqiperia i la pas 75. vjet perpara. Por jo vjen hibridi ne pushtet dhe te kthen te moda e citjanece dhe brekusheve te burrave.

  5. e verteta says:

    shqiptaret do zvendesohen eshte ceshtje kohe, i larguan shqiptaret me ane te varferise qe mos te kene fuqi te reagojne apo protestojne se e kane mendjen te buke e gojes dhe prune keta qellimishit tani kur e dine qe shqiptaret nuk reagojne dot, ua futi sa krahu aleati juaj strategjik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje