Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit Evis Kushi kanë inspektuar rezidencën studentore universitare numër 2.
Gjatë takimit, Rama u shpreh se vaskinimi për studentët mund të bëhet i detyrueshëm pasi nuk mund të rrezikohet përshkallëzimi i situatës pandemike.
Kryeministri tha se kush nuk do që të vaksinohet mund të qëndrojë jashtë auditoreve, pasi nuk ia ka njeri për borxh që të përfundojë në spital.
Më tej, Rama zbuloi se në të ardhmen, studentët do të paraqesin kartën e vaksinimit me telefon, ose dorazi, e më pas do të futen brenda auditoreve.
“Mund të vijë momenti duke pasur parasysh se cfarë po ndodh në botë, që vakisnimi për studentët që hyjnë në auditore të jetë i detyrushëm.
Do duhet ta bëjmë që tani që nëse vjen momenti të mos na thonë pse s’na thatë.
Se këtu nuk ka dua, s’dua. Është përgjegjësi, se nëse thonë për vete se nuk duam t’ja dinë, për të tjerët nuk duhet që t’i marrin në qafë.
Ta nxjerrësh në telefon, ose në dokument duke u listuar sipas listave të vaksinuarve, se është e pamundur që të lejojmë që të kemi një përshkallëzim të panevojshëm.
Nuk ka jo nuk dua, studentët dhe pedagogët që hyjnë në auditor kanë përgjegjësi.
Vaksina nuk të heq 100% rrezikun, por bën që kur infektohesh të mund ta kalosh më lehtë.
Dhe askush nuk ia ka borxh njeri që të shkojë në spital vetëm se thonë s’du, nëse s’do mos hy në auditor”, tha Rama.
O rrote mulliri, sound te detyrosh njeri per nje gje qe se do.
Trupin nuk e keni pronë personale.I vaksinuari s’ka pse të ketë frikë nga i pa vaksinuari.Vaksina n.q.s nuk të mbron nga i pa vaksinuari s’ke pse vaksinohesh!!!!!!!
Pse kompanitë e vaksinave kanë mbrojtje ligjore n.q.s i vaksinuari dëmtohet ose vdes nga vaksina??????
Kur politikanëve ju dogj barku për popullin???
Dardha e ka bishtin prapa………
Unë vetë jam vaksinuar si Edi i Ramës……..
Nuk I hy fare a duhet bere vaksina apo jo. Kjo qe thote Edi Rama mban ere diktature. Nuk I detyrojme dot femijet tane ta bejne apo jo vaksinen e nuk kemi pse, e beka ky fare burri !
Ai qe nuk ben vaksinen duket si vetvrases ne Kabul. Nuk do t’ia dije per veten e per tjeret jo e jo. Duhet lene ta shpertheje bomben?