Mustafa Nano ka reaguar pas disa lajmeve që po qarkullojnë në portalet online se djali i tij është plagosur me thikë të mërkurën në Tiranë, duke e mohuar këtë gjë.
Në një reagim në rrjetet sociale, analisti thotë se ai nuk është babai i një djali 34-vjeç dhe me emrin Gerian, siç raportohet në disa media dhe rrjetet sociale.
Mustafa Nano paralajmëron me padi në rast se mediat nuk e heqin lajmin. “Në mos, do t’i çoj në gjyq, ku alibia se “e morën nga të tjerët” nuk do t’u vlejë”, shkruan analisti.
“Fake neës!!! Ka qysh dje që një numër portalesh, të Shqipërisë e Kosovës, kanë nxjerrë një lajm me titull “Plagoset me thikë i biri i Mustafa Nanos”. Unë nuk kam ndonjë djalë me emrin Gerian. Nuk kam as ndonjë djalë 34 vjeç.
Është një lajm krejt i rremë, i sajuar kotmëkot bazuar te mbiemri Nano.
Dhe e bukura është se edhe mbiemri i të plagosurit nuk është Nano.
Por është Mano. Dhe kjo e bën gabimin edhe më të pafalshëm. Është një lajthitje që nxjerr në pah edhe një herë papërgjegjshmërinë e disa reporterëve, që bëjnë lajme (ose marrin lajme nga njëri-tjetri) pa bërë asnjë lloj verifikimi, duke shmangur edhe mundimin e një telefonate. Turp!
Ka ende disa portale që e mbajnë këtë “fake neës”. Ju bëj thirrje ta heqin urgjentisht. Në mos, do t’i çoj në gjyq, ku alibia se “e morën nga të tjerët” nuk do t’u vlejë”, shkruan ai.
Kush beson ne shtypin dhe pordhtalet shqiptare asht psikopat ose keqdashes.
Nuk u be nami o burre. Ti ke genjyer nje republike te tere kur jeshe deputet i Saliut se do e beje Shqiperine demokratike e shtet te se drejtes e nuk po te hedh njeri ne gjygj. Apo ju a heq sera juve skraparllinjeve te jeni “trima”?
Mbiemri nuk eshte problem per ty. Ti ke problem me emrin. Sa do te doje te mos kishe ate emer. Jam i sigurt se do deshiroje ta kishe p.sh Emiliano. Do ishe ” i lire ” ti shaje muslimanet gjithe diten.
Ti rruani topet Muçit dhe djalit te Muçit.Muçi eshte i drejte,eshte edhe trim,jo lengaraq si ju plehra qe e shani apo e ironizoni.
Mos e ke ndonje kopil
O student Horr i djetorit ! Edhe komenti juaj eshte nje shpifje ,ashtu si dhe vet Lajmi. Mustafa Nano nuk ka qene deputet. Verifiko dhe pataj komento se del bllof ,ashtu si partia ku ka milituar Muc Nona,por pastaj i beri naften Saliut.
Pardon Shoku, gabim i imi. Nuk ka qene deputet por Kryetar i PD-se Skrapar 1992-1994. Ka zevendesuar Gramozin.
Une kam respekt per kete gazetar. Ca gjera i thote drejt. Edhe gabimin qe ka bere ne vitet 90 kur mbeshteti Sali Berishen e kuptoji shpejt dhe u largua. Nuk rri me kriminela une, ka thene.
Mos vallë ti e kontrollon burimin e informacionit?!
Sa njerëzve u ke hyrë në hak duke gënjyer në emër të lirisë së shprehjes, uhaaaa!
Nuk njeh as bazat e gazetarisë, por vetëm llomotit sikurse shumë moderatorë të tjerë që hahen si qen nëpër televizionet tona bashkë me mysafirët…
Qëndroni larg këtyre marifetllëqeve nanoiste…
Të vetmin që e ndjek është Krasta: di të parashtrojë pyetje, di të nxjerrë më të mirën nga mysafiri dhe e lë mysafirin të flasë, të tjerët janë të kompleksuar inferiorë duke menduar se ‘e kanë më të madh’… jazëk!