Vaksina kundër COVID-19 me detyrim? Fico: Jo nuk detyrojmë por ka mënyra alternative

25 Gusht 2021, 11:24Sociale TEMA

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico u shpreh vaksinimi kundër Covid-19 nuk do të jetë e detyrueshme.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekpsertëve, Fico kjo strategji do të ndiqet, por problem sipas saj qëndron tek mjekët dhe arsimtarët që përpos mbrojtjes së vetes kanë detyrë të mbrojnë edhe komunitetin.

“Vaksinimi nuk është i detyruar, e kemi ndjekur dhe do të vijojmë ta ndjekim. Referencat tuaja i kemi parë edhe ne, çështja qëndron, që ka disa element siç janë mjekët, arsimtarët, që përpos detyrën qytetare kanë detyrë të mbrojnë komunitetet.

Nuk detyrojmë, por ka mënyra alternative që një person të punojë, por të jetë brenda parametrave të punës. Nuk detyron njeri, por mund të kërkosh statusin joinfektiv të vetin. Për shkollat, ne ndjekim me shumë përgjegjësi, qoftë me vaksinim të hapur apo alternative. Ne shohim situatën dhe do të vijojmë.’’- tha Fico.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje