Shakaja me ezanin nxjerr në sipërfaqe presionin fetar mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri

24 Gusht 2021, 17:42Sociale TEMA

Një numër humori në një klub komedie në Tiranë zemëroi një imam dhe u pasua me kërcënime dhe hetime – ndërsa një debat vazhdon për balancën e vështirë mes lirisë së shprehjes dhe ndjeshmërisë fetare në Shqipëri.

Nga Vladimir Karaj

Pak njerëz kishin dëgjuar për “Corner Comedy Club” në Tiranë deri më 14 gusht, kur njëri prej aktorëve të rinj bëri humor me ezanin, thirrjen për lutje të myslimanëve.

“Këngë të papërshtatshme për të konkuruar në Top-Fest,” tha aktori Mario në skenën e improvizuar për komedi të lokalit, ndërsa ndez më pas një cigare. Pas një pauze të shkurtër, në sfond dëgjohet ezani.

Njerëzit e pranishëm në lokalin e komedisë qeshën. Por humori zemëroi imamin e Xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmet Kalaja, i cili e ndau atë në faqen e tij popullore në Facebook bashkë me akuzat për tallje me simbolet e fesë, nxitje të urrejtjes dhe të islamofobisë.

Një ortek reagimesh, përfshirë fyerje dhe kërcënime, mbërritën më pas në adresë të aktorit dhe administratores së lokalit.

Arlinda Reçi, 24 vjeç, studente e Akademisë së Arteve dhe administratore e lokalit “Corner Comedy Club” i tha BIRN se ishte shokuar nga numri i lartë i mesazheve fyese dhe kërcënuese në adresën e lokalit në Instagram.

“Deri në mesditën e të dielës [15 gusht] ishin mes 50-70 mesazhesh nga njerëz të ndryshëm,” tha Reçi në një bisedë për BIRN. Njerëzit i kërcënonin se do u digjnin lokalin apo i fyenin me fjalë të ndryshme.

Reçi i tha BIRN se ishte detyruar ta mbyllte për tre ditë lokalin, pasi vuri re që ndjekës të imamit në Facebook, përfshi edhe vëllanë e tij, postuan në rrjetet sociale video kërcënuese nga dera e klubit.

Në njërën prej videove të postuara në Youtube, një person që identifikohet si Bimi dëgjohet të thotë: “Kemi fuqi dhe kemi mjete për t’u bo atë që atyne s’ua pret mendja”.

Përplasja u pasua me kallëzime nga të dyja palët, por Drejtoria e Antiterrorit që mori në dorë çështjen, referoi në Prokurori të zotët e lokalit.

Gledis Nano, drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit i tha BIRN se kishin nisur referim në Prokurori ndaj lokalit, për të verifikuar nëse kishte apo jo “nxitje të urrejtjes fetare”.

Ndërkohë, një zëdhënëse e Policisë së Tiranës tha se kishin referuar në Prokurori Dashamir Kalanë pas videos kërcënuese në derën e “Corner Comedy Club”.

“Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për më tej,” tha zëdhënësja Elona Qevani.

Liria e shprehjes dhe liria e fesë janë dy të drejta themelore të mbrojtura nga Kushtetuta e Shqipërisë, ndërsa ironia me ezanin preku një nerv mes klerikëve dhe besimtarëve myslimanë, si në rrjetet sociale, ashtu edhe në komunitetet e tyre fetare.

Megjithatë, shumë prej tyre i dënojnë kërcënimet në adresë të aktorit dhe lokalit të komedisë.

“Nuk ka nevojë për mbrojtje ezani me të shara e të fyera,” shkroi Gazmend Aga, ish nënkryetar i Komunitetit Mysliman, aktualisht imam i Komunitetit Mysliman Shqiptaro-Amerikan në Konektikat të Shteteve të Bashkuara.

“Nuk mund të jesh mysliman i devotshëm dhe rrugaç në fjalor. O njëra, o tjetra,” shtoi Aga në një reagim në Facebook.

Imami Ahmet Kalaja i tha BIRN se nuk kishte reagim tjetër, veç asaj që kishte shkruar në Facebook.

Kërcënimet pas humorit

Mes rregulloreve dhe rekomandimeve në Bashkimin Europian për “gjuhën e urrejtjes”, satira gëzon një mbrojtje të veçantë.

Në nenin 13 të Rekomandimit të Komisionit Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës përcaktohet specifikisht se satira dhe raportimi objektiv përjashtohen nga përkufizimi si gjuhë urrejtjeje- ndërsa gëzojnë mbrojtje nga Artikulli 10 i Konventës së të Drejtave të Njeriut.

Arlinda Reçi i tha BIRN se humori nuk kishte për qëllim të fyente askënd dhe se ajo vetë rrjedh nga një familje myslimane.

Megjithatë, ajo tregon se mori mesazhe dhe telefonata jo vetëm nga besimtarë në Shqipëri, por  edhe nga emigrantë shqiptarë në Zvicër dhe Angli, të cilët veç fyerjeve “shqetësoheshin se sa të pafe ishim ne”.

Pasi fshiu nga Instagrami pjesën që kishte shkaktuar debatin, Reçi së bashku me aktorin vendosën që t’i denonconin në polici kërcënimet. Por oficeri që u mori denoncimin, i këshilloi që të kërkonin ndjesë.

“Na tha të kërkonin falje dhe gjithçka do të mbyllej. Ishim në komisariat dhe një oficer gjyqësor na e kërkoi. E bëra, mendova se ishte gjëja e duhur që duhej bërë,” tregon Reçi.

Reçi postoi në faqe një mesazh që ajo besonte se e sqaronte të gjithë situatën: “Nuk ishte qëllimi ynë të ofendonim fenë apo besimtarët. Na vjen shumë keq për këtë keqkuptim”.

Ajo theksoi se nuk kërkoi ndjesë për humorin, pasi ‘batuta ishte e drejtpërdrejtë’ nuk kishte për qëllim të fyente njeri.

Ndjesa e postuar në faqen në Instagram të lokalit nuk duket se i ndryshoi gjërat.  Në një postim të ngjashëm me të parin, Kalaja i akuzoi ata ‘për pacipësi’ dhe lajmëroi se do ta ndiqte vetë ligjërisht situatën.

“Pacipësia e lokalit vazhdon. Lokali i talljes edhe i ofendimit nuk kërkon ndjesë për atë makabritet të zhvilluar. Me paturpësinë më të madhe na tregojnë se nuk e kishin si qëllim ofendimin, pra diçka e bërë me mirë mendim,” shkroi Kalaja.

Reçi i tha BIRN se e kishte sinjalizuar imamin për kërcënimet, por nuk kishte gjetur mirëkuptim.

“Imami reagoi duke na thënë se u shkon për shtat që të bëni viktimën dhe se priste që të kërkonim falje,” thotë ajo.

Më shumë se një javë pas ngjarjes, Reçi thotë se është në dilemë.

“Çfarë do të ndodhë nëse ne do të ironizojmë politikanë, apo gazetarë apo prekim e satirizojmë probleme të tjera të mëdha në shoqërinë shqiptare?” pyet ajo.

Liria e shprehjes vs. ndjeshmëria fetare 

Publicisti Mustafa Nano, i cili reagoi publikisht në mbrojtje të aktorit dhe të klubit të komedisë, i tha BIRN se e bëri këtë kur vuri re se askush tjetër nuk po fliste. “Është një panik, një frikë e madhe”, tha Nano për BIRN, duke shtuar se këtë e vinte re vetëm në tema që kishin të bënin me Islamin.

Nano e cilësoi ngjarjen shumë të rëndë dhe në cenim të lirisë së shprehjes.

“Dikush pra, ka ushtruar lirinë e tij të shprehjes dhe ka bërë ironi me ezanin. Siç ka të tjerë që kanë bërë ironi me Papën, me krishtërimin, Jezu Krishtin, etj. Dhe këta të fundit nuk i ka gjetur gjë. Mirëpo ai që ka guxuar të bëjë ironi ne ezanin është gjendur më pas nën një agresion të paparë online. E kanë sharë mbarë e mbrapsht, e kanë kërcënuar, deri edhe me vdekje,” tha Nano.

Ai i tha BIRN se i shikonte myslimanët shqiptarë si të llastuar.

“Ata janë të lirë të ushtrojnë besimin e tyre, të manifestojnë në rrugë, nëpër sheshe,” tha Nano, ndërsa shtoi se ata [myslimanët] duhet të bien dakord që edhe të tjerët që nuk janë si ata, “kanë të drejtën e tyre të bëjnë kritika, ndonjëherë edhe të forta, ndaj autoritetit në përgjithësi, në Tokë e në Qiell”.

Besnik Sinani, studiues pranë Qendrës për Orientin Modern në Berlin nuk bie dakord se ajo që ndodhi ishte një problem i myslimanëve në përgjithësi dhe fajëson një pakicë dhe imamin Kalaja për çfarë ndodhi.

“Shumë besimtarë në rrjetet sociale e kanë gjykuar më së shumti komedinë si një shaka të tepruar, por jo më tepër. Tek e fundit, nuk ka asgjë kontraverse në fjalët e komedianit: ezani nuk është këngë,” thotë Sinani, studiues i Islamit.

Sinani mendon se reagimi i imamit ishte “shproporcional dhe i papërgjegjshëm” dhe se ai duhej të ishte kujdesur që komentet në rrjetet sociale të ishin të pastra nga kërcënimet.

“Thirrja e hoxhës është e papërgjegjshme, pasi edhe pse ai ka theksuar se reagimi duhet të jetë etik, vajtja e pasuesve të tij, përfshi familjarë të tij tek lokali, mundet lehtësisht të kuptohet si intimiduese”, tha Sinani.

Imami Gazmend Aga u përpoq të gjente një balancë mes dy kahëve, ndërsa i tha BIRN se dilema është e madhe kur liria e shprehjes dhe liria e fesë cenojnë njëra-tjetrën.

Ndërsa i dënoi kërcënimet dhe fyerjet ndaj klubit, Aga shtoi se edhe Kalaja kishte të drejtë që të kritikonte atë që e shikonte si fyerje.

“Linçimi që iu bë djaloshit për anekdotën dhe Ahmet Kalasë për reagimin janë dy kahe të ndryshme që meritojnë vëmendje,” shkroi Aga.

Aga thotë se shoqëria ishte e ndjeshme, qoftë për lirinë e shprehjes, qoftë për atë të besimit, pasi të dyja janë të cënuara. Ai fajëson për këtë, eksperiencat e hidhura gjatë historisë së Shqipërisë, kur liderë politikë apo fetarë kanë përdorur ‘dorën e hekurt’ ndaj të ndryshmit.

Ai shtoi gjithashtu se ndjeshmëria e komuniteteve fetare në Shqipëri ishte gjithashtu e lidhur me talljet dhe ofendimet gjatë komunizmit.

“Ruajtja e një balance është sa e vështirë, aq edhe jetike për paqen sociale në vendin tonë,” tha imami.

Ndryshe nga publicisti Nano, Aga tha se nuk beson që liria e fjalës në Shqipëri do të cenohej nga drejtuesit fetarë.

“Fjala e lirë në Shqipëri nuk sfidohet nga fetarët, qofshin këta edhe konservatorë, por nga lidershipi politik, i cili pengon fjalën e lirë dhe çdo medium që reflekton korrupsionin dhe paaftësinë,” tha ai.

Pas peripecive me kërcënimet dhe policinë, Reçi i tha BIRN se e kishin rihapur klubin dhe se do të vazhdonin të bënin komedi.

“Ne do të bëjmë sërish shaka me fenë, do i marrim të gjitha religjionet me radhë, që asnjëra të mos ndjehet e distancuar, por asnjë nga shakatë tona nuk do nxisë urrejte apo dhunë kundrejt asnjë feje,” përfundoi ajo.

58 komente në “Shakaja me ezanin nxjerr në sipërfaqe presionin fetar mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri”

  1. Sara says:

    xhamia e Rr. se kavajes eshte nje cerdhe talebanesh, per fat te keq jane shume anetare te forcave te policise frekuentues te saj

    1. Une jame Ahmed Kalaja nje hoxhe terroriste says:

      Ahmet Kalaja eshte nje terrorist që nzites urrejtje mes njerzve as emrin nuk e ka Shqiptare .. por Turke muti

      1. . says:

        Sharlatani Ahmed Kar-laja nuk mund te flas per ofendime dhe islamofobi.
        Sepse ky hoxh (i ndritur) ishte Ai qe tallej ne video publikisht me Prifterinjt Orthodhoks.
        Shikoni ne internet “Ahmed Kalaja dhe Anfi Lila tallen me prifterinjt Grek”.

        1. JARISHIP says:

          E PSE MS T REAGOSH ME PRIFTRINJT GREKEOSMUTOS KUR ATA E QUAJNE GJUHEN SHQIPE TE MALLKUAR O GREKOFILO ORTO MUTI.

    2. Hoxh Armandi says:

      Lexoni kete artikull te kuptoni pse ju quajne turkoshqiptare!

    3. Sara gruaja e ibrahimit ose abraham says:

      Sara emrin e paske te bukur por mend jo besimi eshte dhurat nga i madhi zot te gjith besojne polica ushtarake politikane etj .

      1. qe te kuptosh says:

        Besimi fetar eshte SEMUNDJE MENDORE!
        Ne shek XXI-te kush ende beson se shiun e dergon “zoti” dhe nuk eshte nje dukuri natyrore, nuk ka asnje dyshim se eshte menderisht i semure. Varet se ne cfare shkalle e ka kap dhe e ka vene poshte semundja …

  2. Popull says:

    Vladimir Karaj, kush eshte ky o Mero gelbaza? Apo i shkruan vete dhe u rras nga prapa nje emer? Ai plera qe e quani akror a komedian, nuk kish pune tjeter po do tallej me ezanin? Pse nuk tallej me kembanat e kishave psh, ose idjotlliqet e Rames, Bashes, Baxhelles se Ilir Forinit psh.?
    Po sido qofte mos u merzisni. Secili do ta marre shperblimin e punes se vet. Edhe Muç B.Q. Nano. Edhe ti gelbaze e qelbur.

    1. Skrapari says:

      Ti nuk je popull,as mysliman, por krrimb haleje !.

    2. Myslimani says:

      Do tallemi me cil te dum ene kur te dum vet!
      More vesh apo jo re?!
      Thirri trunit ene mos i fut hundet mes Zotit edhe robve te vet o cun se do ta djegi mjekren ai vete para se ta djegim ne…

    3. kopi says:

      o te dhjefsha ezanin me gjithe muhamet e soj e sorop ore gjak beduin. kake keni ne vend te trurit

    4. geri says:

      ik mor rrote kari ,nisu per xhihad e mos na caj trapin,injorante masive si ti po e shkaterrojne kete vend,do na tregoni ju se si do mendojme e per cfare do qeshim …..palla kari komplet

    5. Evolution says:

      Ti që ke vënë emrin “popull”, ti je gëlbazë, ti je mbeturinë islamike, je taleban. Të shkërdhefsha ezanin tënd, profetin tënd, allahun tënd more plehrë, more trushpëlar, more hajdar. Po pse, ty do të marrim leje ne se si e bëjmë humorin? Ik ne Afganistan tani sepse të erdhën shokët në pushtet, farë e keqe! Ptuuuuuuuuuu!!!!!

    6. splinter says:

      ALLAHU AKBER
      VERY SOON INSHAALLAH

      1. Syleymoni says:

        Allahu ekberr hiqni brekët se u err!

    7. Turkmut says:

      Po’ me ezanin do tallet o legen se na cane trapin me altoporlantat idiot kembanat nuk Kane altoparlante idiot taleban po’ kur dilni dhe faleni ne shesh o taleban dilni ne shesh dhe xhamijat i leni bosh taleban muti

    8. Sokol says:

      “Popull” i leshit. Shko ngrihe bythen perpjete me gjithe ezanin tend.

    9. Do says:

      Ik o kurve turke ik qiu nga anadolli se aty i ke tokat. Ptu fare e keqe.

    10. Shqiptari says:

      O popull qe nuk perfaqeson popullin fare. E kane bere, Jane tallure kembanat, kishen, prifterinjte, papen, edhe vete Krishtin, ketu tek ne dhe kudo dhe nuk I ka gjetur gje. Komedianet ironizojne gjithe fete por cuditerisht vetem ca myslimane te krisur si ju e nxjerrin koken per talebane qe jeni. ( Se nuk dua to fus te gjithe myslimanet ne nje thes se ka edhe me tru ne koke)

  3. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Kjo eshte rraca bastarde turkoshqipfolese keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj pune arabesh vari ķkkkkkkkkk…

  4. Neroni says:

    Islami, perfshi Bektashizmin, dhe Krishterimi duhet te vihen ne fre. Bektashinjte te mos lejohen me te therin dhe te lene mbeturina ne mes te vendit. Te nderhyje shteti se vet ata jane te semure psiqike. Po te ishin normal nga trute e kokes, nuk do venin te luteshin ke varri i nje mjekroshi. Hahahaha Pjeset e Bibles dhe Kuranit ku flitet per skllaverine, lavderohet dhuna ndaj kundershtareve te hebrenjve dhe Muhamedit dhe poshterohen femrat duhet te fshihen. Muhamedi per vete kishte 13 gra. E para ishte nje vejushe me e madhe ne moshe se Muhamedi (ai 25, ajo 40). Nje tjeter ishte Aisheja 13 vjece qe u martua me Muhamedin te te dyzetat. Nuk i mjaftuan grate qe kishte po i mori dhe gruan djalit te vet (gruaja quhej Zaynab bint Jahsh dhe ishte kusherira e pare e Muhamedit!) dhe kjo cilesohet si gje brenda morales se beri Zoti perjashtim per Muhamedin.Hahaha

  5. Bledi says:

    Sa reklame i bete mejhanes qe ben humor me komediane te droguar. Humori ishte bastard pa kripe njelloj si klientela, por dhe reagimi agresiv i atyre palo idioteve eshte i papranueshem. Penalisht duhet te ndiqen vetem ata qe kercenuan, ndersa kjo laraska qe gjoja mbron lirine e fjales do mbytet ne falimentin e saj shpirteror dhe financiar. Praktikisht ka fituar nje beteje me keta te pashkolluar palo besimtare, por kaq eshte moj e mjere, mbaroi reklama. Te krishtere dhe myslymane te civilizuar dhe jo fanatike injorante: Mos ju beni me reklame mjeraneve duke ju dhene ate qe nuk meritojne, vemendjen.

  6. Enton says:

    U dhjefsha ezanin edhe kembanat e kishave. Keta mjekerceprit sido qe te jene me veladone apo pantallona te shkurtra duhen mbajtur nen kontroll se ndryshe te hypin mbi kurrize.

    Injoranca nuk shon kurre me humorin.

    1. E verteta dhemb.... says:

      Ja dhe i tredhuri i rradhes……
      Po mire mo kokepalar,ti nga cila verre ke dale,cfare feje kishin gjishrit apo prinderit e tu!?
      Nuk eshte mekat me qen myslimon apo kristian,mekat eshte te jesh bastard mohues i gjakut dhe besimit te te pareve te tu…!
      Ti ne jete luan te tredhurin (atheos) por kur te shkosh ke mezhda do te marresh gjusme henen mbi krye…..ate qe moren te paret e tu,kshq duhet te te vij turp per “moderrnin” qe luan!

      1. Entoni says:

        Une kam dal nga “verra” e Vaso Pashes. Po ashtu si ai nuk me plas per kisha edhe xhamia. Nuk e mohoj Zotin, mohoj institucionet e ngritura nga njeriu. Qe nga prifterinjt pedofil tek hoxhallaret manjak. Jane te gjithe vemje qe e ngrene pushtetin mbi injorancen e njerezeve si ty.

  7. Demokracia says:

    Sa pa lidhje… edhe e mbajne veten per myslyan dhe kercenojne! Kulmi dmth… HARRAM

  8. Kot po them says:

    Po lerini rehat, keta i ka tall Zoti vete qysh se i beri Mutlimane.

  9. PËR SA KOHË VAZHDONI ME GËNJESHTRAT FETARE DO KENI KËTO PASOJA NGA IMAMË APO SIAMEZËT E TYRE

    Do iu qepet goja këtyre sharlatanëve të fesë, myslimanë apo të krishterë qofshin, por do të ndodhë kur të hapet e vërteta. Deri atëherë këta mund të vazhdojnë të sillen si talebanë e kërcënues se gënjeshtra fetare është burimi i të këqijave. E dinë mirë këta sharlatanë se çfarë ndodh po të kërcënojnë atë që ka nxjerrë të vërtetën me barsaleta, me satirë! E dinë mirë si tronditet dheu dhe bota!

  10. Nurenbergu says:

    Xhaxi Enver , xhaxhi Enver drunin dhe t ‘ qimen e kishe me sheqer , cohu cohu dhe nji here , per cdo kafsh ka i berber

  11. betixho says:

    Une mendoj se ne diskutimet nga te gjitha palet nuk i permbahen parimeve.Liria e fjales eshte parimi i demokracise funksionale.Parimi i lirise fetare eshte e drejta per te shtrire besimin fetar nepermjet lirise se fjales.Liria qe kerkon -ne rastin konkret- instanca fetare apo besimtaret eshte orvajtja per te luftuar dhe kercenuar mbartesit e lirise se fjales.Besimtaret dhe institucionet fetare nuk e kane lirine e besimit edhe si liri per te penguar dhe aq me teper per te intimiduar ata qe shprehin mendimin e tyre te lire ne te gjitha fushat e jetes, aktiviteteve shteterore,shoqerore,fetare apo ideollogjike e filozofike pamvaresisht nese ata kane apo nuk kane te drejte.E drejta eshte proces dhe rezultante e zhvillimit historik shoqeror.Shkurt nuk te jep njeri te drejte te kercenosh shprehesit e lirise se fjales.

    1. Buckethead says:

      Pershendetje. Komenti Juaj eshte i sakte dhe e vlersoj menyren e shkrimit por ky vend eshte i pa informuar per fene Islamike dhe karakterin barbar qe mbart. Respekte

    2. anticensurë says:

      shumë të drejtë beti,por për ta bërë më të saktë “intimiduar”,shkruaje shqip “kërcënuar”(në rastin tonë),”trëmbur”,se ka më vlerë se italishtja e shqipëruar!!

  12. Koke says:

    33.5 Xhehnem
    Vend ku digjesh vazhdimisht nga një flakë e madhe dhe hoxha këndon pa pushim çdo 5 minuta.
    33.6 Xhenet
    Vend ku mund të hash ça të duash e sa të duash, të besh seks me kë të duash dhe sa here të
    duash, dhe ta ndertosh shtepinë më të madhe se të gjithë të tjerët, ku të duash dhe hoxha këndon pa pushim çdo 15 minuta.

    1. Saliu says:

      Dhe njerzit besojne ne keto iditizma. Musliman taliban hesapi.

  13. aleko says:

    Si shume e kane ngritur bishtin ca hoxhallare tip kalaja me shoke.Hiqni autopalantet kur beni ezanin se u prishni gjumin e nates qytetareve, dhe jo me shume se njehere ne dite, se po na bezdisni shume. Ska nevoje te bertash ne autopallant 5 here ne dite.Cdo kushe besimtare e respekton zotin kudo qe te jete ne shtepi ne pune apo ne rruge, mjafton te sillesh si qytetare jo vec te xhamia e kalase…

    1. splinter says:

      EZANI ASHT STATEMENT SE SHQIPERIA OSE ALBANIA ASHT TOKE ISLAME A NJI DITE TE AFERME DO TE SUNDOHET NGA MUSLIMANET ME MJEKER O QIRJO

      1. Enver Hoxha says:

        Jam me pushime, kthehem se shpejti!

  14. Shkodrani pa buke says:

    Ky imami Kalaja dikur e mbaj mend shiste bileta kinemaje me te shtrenjte tek Kinema 17 Nendori ,tani qenka be hoxhe tek rruga kavajes ,dhe fal ezanin me altorpalant .Para se te shpikej elektriciteti bile shume vone tek ne une mbj mend qe Hoxha dilte vete ne minare dhe kendonte ezanin kurse keta ulerine me Altoprlan Kishat veret e kane nje te diel kur behet mesha ora 8 kur bien kembanat por jo 5 here ne dite …..

  15. Beno says:

    Nuk ka te drejte njeri te tallet as me myslimanet, as me katoliket, as me ortodokset dhe as me bektashinjte si dhe me asnje besim fetar.
    Besimi i tyre ne Zot eshte i shenjte dhe te gjitha besimet mblidhen ne nje vend qe eshte besimi ne Zot. Perse dikush munde te tallet me kete besim qe nuk i ben keq askujt, therret ne besim me deshire kush te doje dhe edukon njerzit vetem per mire. Tallja ne vetvehte me cdo lloj besimi fetar eshte anti ligjore dhe antihuman. Keto jane te sanksionuara me ligj ne te gjithe boten. Perse dikush kruhet me besimin mysliman ne Shqiperi , per cfar aresye ? Nuk eshte hera e pare kjo. Jane njerez te paguar qe duan te futin percarjen fetare ne Shqiperi. A eshte kjo ne te mire te kombit tone ? – Jo aspak nuk eshte. Ne te miren e kombit tone eshte harmonia fetare dhe dashuria dhe rrespekti reciprok. Atehere prishesist e kesaj harmonie dhe shkelesit e ligjit duhet te denohen sipas fajit.

    1. Evolution says:

      Beno, gjëja më e shtrenjtë është liria, gjithashtu dhe liria e shprehjes. Po kur na është sharë Skënderbeu neve që e njohim për heroin tonë kombëtar, a kemi kërcënuar ndonjë me jetë? Për dikë është feja e shenjtë, për dikë tjetër është Skënderbeu, nuk na tregoni dot ju se çfarë është e shenjtë dhe çfarë jo.
      Për mua çdo fe është shplarje truri, gjithashtu është pushtet dhe kontroll mbi trushpëlarët!

    2. Sokol says:

      Zoti Beno,
      Feja eshte e vlefshme deri ne nje fare kufiri. Feja duhet te predikoje dashuri dhe mirkuptim dhe jo dhune. Mund ta quash ushqim shpirteror i cili eshte i domosdoshem per disa njerez por nuk eshte i domodsdoshem per te gjithe njerzit. Per shembull im ate beson ne zot, une jo. Me duket kohe e humbur dhe iditiozem pa vlere. Me kete dua te them qe humor mund te behet dhe me Krishtin dhe me Muhamedin sepse fjala e lire prevalon mbi gjithshka tjeter ndryshe ishim mire ne komunizem. Per me keq kur feja behet rrezik kombetar dhe kalon ne ekstrem sic eshte myslimanizmi ne disa vende te lindjes. Athere kemi problem me keto lloj fesh. Ka xhami dhe ne Amerike. Askush nuk del te pellasi aty 2 ose 3 here ne dite.

      1. qe te kuptosh says:

        Feja (cdo fe) eshte E PAVLEFSHME, sepse eshte mashtrim ordiner, mbeshtetur mbi nje genjeshter duke perdorur friken e njeriut per jeten!

  16. Buckethead says:

    Popull injorant te predikosh nji fe qe ne thelb eshte ngritur me dhune dhe vazhdon ne saj te dhunes . Shteti duhet te nderhyje per lire e fjales si thelb i demokracise. Terrorizmi eshte e ardhmja ne kete vend te mbushur me xhami dhe myslimane te pa edukuar .

  17. Drini says:

    Islami nuk eshte fe , por ideologji kanceroze qe po nuk e shkule me rrenje, behet perbindesh. Hapni syte o miq dhe shifeni fytyren e islamit ne Afganistan, iran, siri dhe kudo ku jane keto kerma njerezore qe nuk ngopen me gjak. Ai hoxha fytypalare i rruges kavajes te rrije mire se do ti hyje ndonje tap ne bythe e ska allah tja nxjerre, Fare e felliqte arabie , sperme otomane JASHTE NGA TROJET AREBERORE.

    1. splinter says:

      THIS CANCER ILL COME TO YOU AND STRANGULATE YOUR THROAT AND MAKE YOU DEAD

      1. Ahmeti zarii i Zenit says:

        Ik or bythec!!

    2. Sokol says:

      Ke shume te drejte o Drin.

  18. Artan says:

    Virusi islamik duhet mbajtur nen kontrollin e ligjeve te shtetit shqiptar, sa nuk eshte vone

  19. katarakti says:

    Mua më duket se këto institucionet fetare janê forcuar tej çdo caku. Dhe sot bëjnê arrogantin dhe paraqesin rrezikun kryesor për ekzistencën e Shqipërisë. Nuk do tê jetê e largêt dita kur Shqipëria do të bëhet si Libani. Do të nisê lufta fetare. Ajo fillon si me shaka, por pastaj djeg një vend tê tërê.
    Flitet sikur në te ne ka tolerancë fetare! Pêrralla me mbret. Ndaloni psh transmetimin e ezanit me altoparlant në ora 5 tê mëngjezit dhe do ta shikoni tolerancën!
    Këtê fuqi tê pamerituar fetarêt e kanë fituar nga politikanët tanë të degjeneruar dhe hajdutë. Për te fituar votat e njerëzve që besojnë te feja, këta maskarenj nuk lënë festë fetare pa dalë në “resme” me përfaqêsuesit e feve kryesore në vend. Apo na dërgojnë urime për paqe,mirësi dhe agjërim të lehtë. Pordhë me rigon.
    Nga politika dhe politikanët populli shqiptar nuk ka parë asgjê tê mirë gjatë këtyre 30 vjetëve. Përkundrazi. Vetëm hajdutllik, korrupsion, përçarje fetare ose veri – jug etj etj. Prandaj do të ishte mirë që të gjithê ata që kanê qeverisur gjatë këtyre 30 vjetëve të varen. Ose të futen tek 7 penxheret, siç u futën edhe ish anëtarët e dikurshëm të Partisê së Punës. Këta të sotmit nuk janë hiç më të mirê se ata të djeshmit. Pêrkundrazi.

  20. Turkmut says:

    Po’ me ezanin do tallet o legen se na cane trapin me altoporlantat idiot kembanat nuk Kane altoparlante idiot taleban po’ kur dilni dhe faleni ne shesh o taleban dilni ne shesh dhe xhamijat i leni bosh taleban muti

  21. Ylli says:

    E po eshte kulmi qe ne shekullin e 21 akoma ka nherez te tille qe kercenojne njerez qe bejne humor. Por per prift e hoxhe barcaketat nuk kane te mbaruar

    1. Mira says:

      A eshte kercenim humori ? Per mua po , humori me gjera serioze eshte kercenim per dinjitetin e personit qe sulmohet , per kultin , per subjektin sepse e denigron tjetrin , ul personalitetin..streson… Ne se humori behet per te vene ne dukje veset e shoqerise , dukurite negative , fenomenet negative e tj , per te permisuar , per sensìbilizuar opinionin kundrejt ketyre gjerave atehere ok. Humoni i aktoreve te medhej Fadil Hasa, Zef Deda , e tj. Eshte humor shembull. Keta sot bejne humor vulgar sepse jane te dobet ose i pelqejne ose kane vete ato vese.

      1. qe te kuptosh says:

        Ku ka FENOMEN ME NEGATIV se islami dhe feja ne pergjithesi, moj Mira katunarja!?

  22. Laik says:

    Po ne qe sbesojm ne fe duhet me degju ket pall ne 5 te mgjesit Te ulerasi ne shpi te vet ky mjekerr cjap, qe u lan trurin kalamojve. Po fajin e kan ata prinder qe i lejn me shku te ky pedofili

  23. Rreziku says:

    Nese do ishte serioz do ta respektoja por imami ka gjetur nje kale te pafuqi dhe I versulet. Perse nuk thote asnje fjale per ideologjine perverse Te Sorosit qe po perhapet ne Shqiperi per promovimin e jetes homoseksualeve dhe transgender ne Shkolla ky imam apo perfaqesuesit fetare ? Apo kane interesa personale dhe per to shkelen parimet. Gjen nje te dobet dhe e godet e duket si fetar I thekur. Nga komediani nuk ke Te keqe i nderuar Imam Ahmet Kalaja nga Sorosi dhe perkrahesit e tij po. Ata e kercenojne Islamin, fene dhe familjen me Shqiperi

    1. ca po thua says:

      Debil, te shkerdhefte Sorrosi trute dhe bythen. Budall i lindur.

  24. myslymanet po na shypin koken says:

    Shoqeria shqiptare ka marre fund. Del nje bythqim imam e na tregon neve rregullat e sjelljes. Duhet me ja thy turijt ktij imamit arab para se te dalin myslimanet rrugeve me arme ne dore me na thone ‘pse s’ke mbulu grun qafir, shko falu’. Keshtu fillon pushtimi, sot kercenojne aktoret, neser na thojne mos ndigjoni muzike se eshte harram, pasneser na ndalojne venen ene rakine, mbasanej kane me na mbulu grate. O do ja shkulim gjuhen sot imam dylberit, ose ndryshe kan me na ardh myslymonet me na shtyp koken neve. Mjaft na shtypi partia e punes, duhet me duru tani te na cajn karin hoxhallaret!

  25. Mira says:

    A eshte kercenim humori ? Per mua po , humori me gjera serioze eshte kercenim per dinjitetin e personit qe sulmohet , per kultin , per subjektin sepse e denigron tjetrin , ul personalitetin..streson… Ne se humori behet per te vene ne dukje veset e shoqerise , dukurite negative , fenomenet negative e tj , per te permisuar , per sensìbilizuar opinionin kundrejt ketyre gjerave atehere ok. Humoni i aktoreve te medhej Fadil Hasa, Zef Deda , e tj. Eshte humor shembull. Keta sot bejne humor vulgar sepse jane te dobet ose i pelqejne ose kane vete ato vese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje