Kriza e skemës së pensioneve: Problemi po thellohet, 4 masat që duhen marrë sot

24 Gusht 2021, 14:18Sociale TEMA

Kriza në skemën e pensioneve në Shqipëri është edhe më serioze nga ajo çfarë duket, sipas ekspertit për ekonominë Enriko Ceko. Teksa çdo vit subvencioni nga shteti rritet, raporti midis kontribuuesve dhe përfituesve po ulet me një ritëm shumë të shpejt. Sipas Dokumentit të Politikave të Pensioneve, të hartuar nga qeveria, në vitin 2030 do të ketë po aq individë që paguajnë kontribute, sa edhe pensionistë. Por problemi real është se çfarë ndodh më pas.

“Më pas do të pakësohet numri i kontributorëve dhe do të shtohet numri i përfituesve. Ata që kanë thënë se do barazohen në 2030 kanë thënë gjysmën e të vërtetës”.

Ceko liston katër masa që mund të marrë qeveria për t’iu përgjigjur problemeve emergjente të kësaj krize pensionesh.

“Politika për shtimin e popullsisë dhe të mbajnë njerëzit në Shqipëri, shtimi i kontributeve që kërkon rritje page dhe shtimi i të punësuarve, këto janë 4 rrugët që duhet të ndiqen për momentin që të përmirësohet situata”.

Teksa këto ndërhyrje shërbejnë vetëm për të amortizuar deficitin, në të ardhmen sipas Cekos kërkohet një reformim tërësor i skemës.

“Për periudhën afatgjatë duhet politikë e qartë dhe e shëndetshme për sigurimet shoqërore e shëndetësore në Shqipëri”.

3 komente në “Kriza e skemës së pensioneve: Problemi po thellohet, 4 masat që duhen marrë sot”

  1. Denisi says:

    ….Nuk eshte e vertete. Po shtete si Suedia,Danimarka,Norvegjia,etj qe kane renie te lindshmerise prej shume kohesh perse jane stabel ne kete drejtim?! Shteti i tyre nuk vjedh,ndersa nr dhqiperi vidhet cdo tender ne shtet,edhe nje tender i thjeshte kancelarie..

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      O Denis…
      Është idiotizmi më i madh kur bëhet krahësimi i Shqipërisë me vënde të konsolizuara si shtete ligjore. Dhe akoma më shumë me vëndet Skandinave …
      Pa më thuaj, kush guxon në Suedi, Danimarkë a NorvegJi të punësojë një puntor dje mos të derdhë siguracione ???
      Një i njohuri im ka 45 vjet që punon dhe ka vetëm 15 vjetët e para 90 – ës se 30 vjet punonte i pa siguruar.
      Nuk më thua ç’lidhje kanë tenderat me siguracionet??
      Nuk them se nuk ka korrupsion në të gjitha sektorët , po tenderat me pensionet nuk kanë asnjë lidhje. Nga raporte të ndryshme që janë publikuar duhet që të punojnë tre puntorë për të siguruar një pensionist. Ky është kyçi i problemit që ngrihet në shkrim.

  2. xheJ. eN. Bi. says:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje