Nga veriu në jug, ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 11 vatra aktive zjarri në vend

24 Gusht 2021, 09:55Sociale TEMA

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi situatën me zjarret në vend.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se zjarri në Majën e Rrunës, krahas helikopterit holandez ne terren janë edhe 30 trupa te Forcave te Armatosura. Ndërkohë, situata paraqitet problematike ne majën e Zezë.

Në qarkun e Shkodrës, është aktiv zjarri në fshatin Flet që po mbahet në kontroll dhe raportohet se nuk paraqet rrezik. Po ashtu, nën kontroll po mbahet edhe zjarri në fshatin Srriqe. Në vendin e quajtur Qershizë-Fushë Kumulli në Malin e Tërbunit, vijon puna për shuarjen e vatrave të vogla.

Në qarkun e Vlorës është duke u monitoruar nga punonjës të njësisë administrative zjarri në malin Çipin. Rrezik për banesat deri më tani nuk ka. Ndërsa, në Lezhë zjarri në fshatin Kodër Thirrë, vijon puna nga zjarrfikësit e bashkisë Mirditë në disa zona të caktuara për ta mbajtur zjarrin nën kontroll. Nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Zjarri në fshatin Domgjon dhe Munellë ka intensitet të ulët dhe nuk paraqet rrezik për përhapje në zona të banuara. Vatra po mbahet në monitorim

Zjarri në fshatin Katund i Vjetër nuk paraqet rrezik për zonën e banuar dhe po mbahet në monitorim.

Ndërkohë, në Dibër, gjatë mbrëmjes se djeshme zjarri është përhapur për shkak të erës. Sot njoftohet se po punon helikopteri  holandez, zjarrfikësit e bashkisë dhe punonjësit e sherbimit pyjor. Zjarri nuk paraqet rrezik për banesat.

Zjarri në fshatin Kacni (në pjesën fundore të tij në fshatin Balgjaj 1 që kufizohet me Klosin), vijon djegia e brendshme e vatrave. Po monitorohet nga forcat e bashkisë Dibër. Në Tiranë, zjarri në fshatin Mengël nuk paraqet rrezik për zona të banuara, megjithatë në terren krahas 40 trupave të FA, janë angazhuar edhe zjarrfikësit e Kavajës, Rrogozhinës dhe Tiranës.

1 komente në “Nga veriu në jug, ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 11 vatra aktive zjarri në vend”

  1. Emigranti Athine says:

    Po c’fare pune ka ministria e mbojtjes me zjarret. Nuk ka ne Shqiperi ndonje institucion tjeter te mbojtjes civile ose te mbojtjes pyjore?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje