Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka qenë sot në kantierin e punimeve për rrugën Kardhiq-Delvinë që lidh Gjirokastrën me Sarandën përmes tunelit të Skërficës. Gërmimet në këtë tunel tashmë kanë përfunduar dhe rruga pritet që të jetë gati në periudhën Qershor-Gusht 2022.
Aksi rrugor Kardhiq-Delvinë do të jetë me dy kalime dhe do të ketë një gjatësi 33 kilometra. Ministrja Balluku sqaroi se kjo rrugë është e përbërë nga 8 lote dhe tuneli i Skarficës është loti i 7. Së bashku me dy inxhinierë të ARRSH-së, ministrja Balluku përfshkoi me automjet të gjithë tunelin e Skërficës që do të lidhë dy qytetet, Gjirokastrën dhe Sarandën.
I pranishëm në kantierin e punimeve ishte edhe kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, i cili tha se kjo rrugë do të ndikojë pozitivisht edhe për turizmin. Për shkak të afërsisë që do të ketë mes dy qyteteve, Golemi tha se edhe Gjirokastra do të ketë dalje më të shpejtë në det përmes Sarandës.
“Gjirokastra dhe Tepelena në fakt janë bashkë se dhe oferta turistike që ofrohet është e përbashkët. Dhe në fund fituesja më e madhe është Gjirokastra, sepse ai turisti do kalojë një ditë në Tepelenë dhe do kthehet prapë në Gjirokastër, do kalojë në Sarandë e do kthehet prapë në Gjirokastër. Kemi arritur që në një vit të vështirë të kemi më shumë se 30-40 mijë turistë në një periudhë 2-mujore shumë të vështirë, vazhdon të kemi prapë probleme post-pandemisë. Në fundjavë ne kemi vështirësi që të rregullojmë miqtë dhe shokët në strukturat akomoduese në Gjirokastër kur vetëm numri që kemi në pjesën historike shkon më shumë se 1 mijë shtretër. Patjetër që kjo rrugë i jep tjetër dimension Gjirokastrës, sepse na bëtë me det”, u shpreh kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi.
Kushedi si do jete bere Tabakhonja e shqupit per kete lajm te mire per shqiptaret. Nxin syneperka nga helmi qe ka ne shpirt. Shpif shpif se dicka ngelet . Por Edi Rama po i ben nje nga nje veprat qe i ka premtuar Shqiptareve. Ec perpara o gjigand.
Bravo Edi Rama Keto qe ben Edi Rama klika e shqup it sdo i bente as per 800 vjet
Ore po mire qe jepni lajm ,po permbajuni thelbit te lajmit.,ju flisni per tunelin dhe nuk thoni sa i gjate eshte kur per rrugen e thoni gjatesine prej 33 km.
Edhe lajme te thjeshta ne kohet e sotme nga ca gazetar me “kristal” nuk po na ndahen. Si psh ne raste te tjera jepet lajmi per vdekjen e x personazhi,i shkruhet historia cfar ka qene,por jo kronologjia,as mosha ,as gje qe ka kiptim per lajmin… nejse,pune leshi kjo gazetaria e sotme ne Shqiperi..po fajin e kane drejtuesit,se ata i dine shume mire por flejne gjume,nuk e cajne menderen…
Para zgjedhjeve na premtuan se në tetor 2021 do përfundonte.Tani thuhet në qershor-korrik 2022. Mashtrime të zakonshme.