Përvjetori i vdekjes së Marigo Pozios: Ja kush ishte vajza që qëndisi flamurin kuq e zi të pavarësisë

23 Gusht 2021, 10:59Sociale TEMA

Sot është përvjetori i vdekjes së Marigo Pozio, vajza që qëndisi flamurin shqiptar që u ngrit më 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Ajo lindi në Hoçisht të Devollit më 1878 dhe u vendos në Vlorë në vitin 1904.

Punoi për zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare dhe mbështeti shkollat shqipe të kohës. Ishte anëtare e klubit “Labëria” dhe aktiviste e gjallë, duke kontribuar edhe në organizimin e orkestrës së klubit.

Më 1914 organizoi shoqërinë e parë të grave në qytetin e Vlorës, të cilën e riorganizoi më 1921 nën emrin “Shpresa Kombëtare”, duke nxjerrë dhe drejtuar gazetën me të njëjtën emër.

Pavarësisht burimeve të ndryshme lidhur me rolin e Marigo Pozios në përgatitjen e flamurit që u ngrit më 28 nëntor 1912 në Vlorë, asaj i atribuohet merita e qëndisjes së atij flamuri të parë.

Qëndisjen e flamujve me shkabën dykrenore e vijoi edhe më pas, duke marrë dhe emrin “Zonja e flamurëve”. Ndërroi jetë në Tiranë më 23 gusht 1932.

1 komente në “Përvjetori i vdekjes së Marigo Pozios: Ja kush ishte vajza që qëndisi flamurin kuq e zi të pavarësisë”

  1. E verteta dhemb.... says:

    Nje flamur qe u qendis nga duart e nje greke Μαριγώ, me enderr per nje shqiperi kristiane orthodhoxe evropiane,porse fatkeqsisht u katandis ne bayrak turk ne duart e pista sunitoshqipfolese…….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje