Një vajzë 20-vjeçare ka humbur betejën me Covid-19.
Mësohet se e reja ishte me prejardhje nga Tropoja, por me vendbanim në fshatin Ramoc të komunës së Gjakovës.
Në një postim në Facebook, faqja Gjakova Sot ngushëllon familjaët duke njoftuar gjithashtu se varrimi i së resë bëhet sot në orën 16:00 në fshatin Gusteran, Tropojë.
“Covidi i merr jetën vajzës 20 vjeçare nga fshati Ramoc, Gjakovë, ngushëllime familjes dhe te gjithe farefisit. U prehsh ne paqe Suela Gusterani Pepaj. Varrimi behet sot ne ora 16:00 ne fshatin e lindjes Gusteran, Tropojë”, thuhet në njoftim.
Varianti ‘Delta’, ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve me COVID në Kosovë, ku një ditë më parë rezultuan pozitiv 1.682 qytetarë dhe ndërruan jetë 11 persona.