Vaksinat kineze, kardiologu i njohur: Të vaksinuarit të marrin një dozë të tretë me Pfizer ose Moderna

23 Gusht 2021, 14:16Sociale TEMA

Doktori shqiptar në Gjermani, kardiologu Fahri Beqa ishte i ftuar në Ditarin e mesditës në A2 ku bëri një përmbledhje të situatës së pandemisë së koronavirusit në botë dhe në Shqipëri.

Kardiologu Beqa shprehu mendimin e tij se personat e vaksinuar me vaksinën kineze në Shqipëri duhet të bëjnë një dozë të tretë me Pfizer ose Moderna për të rritur më shumë imunitetin.

“Në Gjermani është vaksinuar me 4 vaksinat e miratuara nga EMA. Në fillim nuk kishte të drejtë zgjedhjeje. Shumica e popullsisë u vaksinuan sipas rekomandimeve shëndetësore nga autoritetet. Por tashmë qasja është më e lehtë dhe sasia është më e madhe dhe qytetarët mund të marrin vaksinën që duan. Vetëm të rinjtë e kanë të rekomanduar Pfizer. Të gjitha vaksinat kanë treguar efektivitet sidomos kombinimi i Astrazeneca me Pfizer. E di që në Ballkan ka pasur mungesë të këtyre vaksinave dhe shumica e njerëzve janë vaksinuar me vaksinat kineze dhe ruse. Rekomandimi im për këta njerëz që kanë marrë vaksinën ruse dhe kineze është që të paktën dozën e tretë ta bëjnë me Pfizer ose me Moderna”, u shpreh mjeku Beqa.

2 komente në “Vaksinat kineze, kardiologu i njohur: Të vaksinuarit të marrin një dozë të tretë me Pfizer ose Moderna”

  1. Operacioni Zjarri says:

    Ndonje eksperiment tjeter a keni per se shpejti?

  2. Drini says:

    Ishalla zoti me ka me hater qe mos bie ne dore te mjekeve te keti lloji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje