Rëndohet situata tek Infektivi, të shtruar dhe persona të vaksinuar me dy doza

23 Gusht 2021, 12:30Sociale TEMA

Është rënduar situata në Spitalin Infektiv, ku po kurohen pacientët e infektuar me koronavirus.

Numri i personave që po shtrohen për të marrë kujdes shëndetësor është në rritje, ndërsa vetëm dje u pranuan 20 pacientë të rinj.

Deri më tani në këtë shërbim po marrin kujdes shëndetësor 81 pacientë. Mësohet se të shtruar ka edhe pacientë që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer.

Nëse kapacitetet tek Infektivi ezaurohen, ish-kirurgjia do të kthehet sërish në spital COVID.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje