Ndërsa një pjesë e popullsisë është vaksinuar kundër SARS-CoV-2, lind pyetja nëse pandemia do të përfundojë me arritjen e imunitetit të tufës.
Për të arritur imunitetin e tufës duhet të imunizohet 60-70% të popullsisë përmes Covid ose përmes vaksinimit, shkruan protothema.
Ndërsa ndodhemi në vitin e dytë të pandemisë, ky qëllim duket i pamundur për shkak të varianteve të reja, skepticizmit ndaj vaksinave dhe vaksinimit të vonuar të fëmijëve.
Fakti që “imuniteti i tufës “është një skenar i paarritshëm nuk e zbeh vlerën e vaksinimit si një armë kundër pandemisë.
Në të ardhmen e afërt, shkencëtarët besojnë se një rikthim në normalitet është larg por besojnë se virusi do të jetë endemik, raporton abcnews.al
Ky arsyetim bazohet në disa arsye si:
Vaksinat janë efektive kundër rasteve simptomatike, por nuk ka të dhëna të shumta mbi parandalimin e transmetimit dhe kjo është një arsye në të cilën vaksinimi kontribuon në “imunitetin e tufës”.
Nuk është e nevojshme një mbrojte 100% kundër transmetimit dhe një përqindje prej 70% e mbrojtjes së vaksinës kundër transmetimit të virusit do të ishte e mjaftueshme.
Duke supozuar se shumica e të miturve nuk janë të vaksinuar (meqenëse vaksinat për personat nën moshën 16 vjeç ende nuk janë miratuar), atëherë 100% e popullsisë mbi 18 vjeç duhet të vaksinohet për të arritur 76% të imunitetit në popullatën e përgjithshme.
Sidoqoftë, në janar 2021, varianti i ri i njohur gjithashtu si P.1, çoi në një shpërthim të ri të rasteve. Vaksinimi i shpejtë masiv mund të parandalojë shfaqjen dhe dominimin e varianteve të reja.
Kohëzgjatja e imunitetit të siguruar nga infeksioni natyror ende nuk dihet. Të dhënat e nga koronaviruset e mëparshëm tregojnë se imuniteti gradualisht bie, por nuk arrin në zero. Vaksinat gjithashtu nuk janë 100% efektive. Nëse supozojmë se imuniteti natyror zgjat vetëm disa muaj, atëherë afati kohor për vaksinimin është edhe më i pakët.
Kohëzgjatja e imunitetit të siguruar nga vaksinat gjithashtu duhet të përcaktohet, dhe kur dhe nëse do të nevojiten doza përforcuese, raporton abcnews.al
Njerëzit duan të kthehen në jetën dhe sjelljen e tyre para-pandemike shumë shpejt, por është e rëndësishme të bëhet e qartë se ne nuk jemi ende të sigurt nga pandemia, por jemi “më të sigurt se dikur”.
Bazuar në të dhënat e deritanishme, vaksinimi mund të mos sigurojë “ imunitetin e tufës” dhe mund të mos i japë fund menjëherë COVID-19, por mund të zvogëlojë incidencën dhe vdekshmërinë, veçanërisht te personat më të rrezikuar.
Covid-19 mund të mos “zhduket” menjëherë por ashpërsia dhe kërcënimi prej tij do të dobësohet.