Në pritje të afganëve: Qeveria nis rindërtimin e qendrës së azilit

24 Gusht 2021, 16:37Sociale TEMA

Numri i azilkërkuesve në Shqipëri është rritur. Krahas tyre, në vend pritet të vijnë edhe rreth 3 mijë shtetas afgan, çka ka detyruar ekzekutivin të nisë procedurat për shtimin e kapaciteteve pritëse në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.

Prej më shumë se një jave, qeveria shqiptare është angazhuar për pritjen e rreth 3 mijë shtetasve afganë. Gjetja e një vendqëndrimi për ta ka nxitur qeverinë që të ndryshojë fondet e Ministrisë së Brendshme me qëllim rikonstruksionin e qendrës së azilkërkuesve në Shqipëri: “Kryerjen e procedures së prokurimit me qëllim rritjen e kapaciteteve akomoduese për kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkues në Tiranë”.

Qeveria është koshiente se situata me azilkërkuesit mund të agravojë dhe i ka lënë detyra konkrete se si duhen shpenzuar 6,7 milionë lekët e alokuara: “Ngarkohet Qendra  Kombëtare  Pritëse për Azilkërkues   që,   për  shkak   të  emergjencës  së krijuar nga kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare, të  marrë masa  të  menjëhershme në  funksion  të rikonstruksionit të godinës”.

Krahas afganëve, Shqipëria prej disa vitesh është bërë vendkalim i shtetasve që duan të largohen nga vendet e luftës si Siria apo Iraku.

1 komente në “Në pritje të afganëve: Qeveria nis rindërtimin e qendrës së azilit”

  1. Genti says:

    E keni kot qe i sillni se do jene si çiban i huaj. Pse? Sepse ata jane fanatike ndaj zakoneve te tyre dhe ne jemi po aq fanatike ne riajtjen e zakoneve tona.
    Gjithsesi qeveria te blindoje muzeun e Onufrit se keta nuk i durojne kishat dhe do
    ti vene zjarrin. Dhe te ruajne djemte e vegjel se ashtu i kane zakonet ata.
    Po Beratin gjeten ku ti cojne. Nuk kishte ndonje zone te thelle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje