Të zhdukurit e komunizmit, në Gjirokastër pritet te fillojnë gërmimet për eshtrat

24 Gusht 2021, 16:41Sociale TEMA

Autoritetet për informim për dosjet e ish-sigurimit, duket se ka vënë në rrugën e duhur fillimin e gërmimeve për gjetjen e trupave të personave të ekzekuar dhe zhdukur gjatë regjimit komunist për arsye politike.

Për këtë arsye, kryetarja e autoritetit të dosjeve ka zhvilluar takime në Bashkinë e Gjirokastrës, ku pritet të fillojnë gërmimet pranë Kalasë Argjiro, aty ku dyshohet që mund të ketë trupa të gruposur vite më parë, të vrarë nga ish-regjimi komunist.

Sipas drejtuesit se autoritetit të dosjeve, tashmë u takon institucioneve të bëjnë detyrën që u takon për të patur një varr edhe të vrarët nga komunizmi.

Në periudhën 1944 – 1991, mbi 6.000 persona u ekzekutuan në Shqipëri me ose pa urdhër të gjykatës, kryesisht me pushkatim ose varje dhe trupat e tyre nuk iu kthyen asnjëherë familjeve të tyre për varrim.

Gjithashtu thuhet se shumë të burgosur politikë kanë humbur jetën gjatë vuajtjes së dënimit si pasojë e vetëvrasjeve, torturave apo sëmundjeve dhe trupat nuk iu janë kthyer familjarëve.

4 komente në “Të zhdukurit e komunizmit, në Gjirokastër pritet te fillojnë gërmimet për eshtrat”

  1. Taulant says:

    Shpejt qenkeni kujtuar.
    Te pakten gjeni ata, qe sipas “hyjnorit” te hajduteve dhe vandaleve, “Dr, Pr” mollah Sali Ram Berishes, i ka vrare “xhelati” Kristaq Rama, por kujdes mos i ngaterroni me ata qe ky mollah ka çuar ne boten tjeter, si te ndjeret Remzi Hoxha, Kosta Trebicka, 26 Gerdeci + 4 bulevardi.

  2. Te tille jini , sa here qe hapni gojen says:

    GERMO TARE , GERMO , TE ZBULOSH QENET E NGORDHUR , SIC BETE JAVEN E KALUAR NE PERMET !

  3. Kolonel Janulla , ne shtratin e vdekjes says:

    Shkrim totalisht i nje anshem , krejt i thate , vetem per te justifikuar rrogen e larte qe merr nga taksat tona !

  4. Sokrati says:

    Jepini, kerkojini dhe ”shembeni” komunizmin! Gjejini ata ”engjej” dhe futini ne nje varr memorial te florinjte me taksat e popullit, se sa qe gjalle ”komunizmi”, askush nuk guxoi te vidhte nje arke llogarie, pa lere vjedhjen e bankave dhe rezervava te thesarit apo makinat, qe transportonin valuten…, sic ndosh sot ne dhembjekracine e salialese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje