“Është si të vish nga ferri në parajsë”. Me këto fjalë një grua afgane iu drejtuar kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në strukturat hoteliere në Durrës, ku janë strehuar 121 afganët e parë të ardhur në Shqipëri.
“Doja t’ju falënderoja për mikpritjen, për afganët në përgjithësi dhe grupin tonë në veçanti. Nuk është e lehtë që të strehosh kaq shumë njerëz.
Faleminderit shumë. Realiteti është ky që është për fat të keq, dhe të vish këtu, është si të vish nga ferri në parajsë”, u shprehën ata.
I shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministri ka shpërndarë dhurata për fëmijët e shtetasve afganë të strehuar në vendin tonë, ndërkohë që sot njëri prej tyre feston ditëlindjen e tij të parë në Shqipëri.
Nga ana e tyre shtetasit afganë kanë shprehur mirënjohjen dhe falënderimet e tyre për mikpritjen, ndërsa shefi i qeverisë përsëriti se shqiptarët kanë qenë në të njëjtën pozitë vite më parë.
Hhhhh Afganet pergezojne shokun Edi ?! O tempo, o mores ! Mos po kerkojne edhe teserat e PS
Lideri Boteror,Hap shtepine me 5 yje te oligarkut per afganet,Shqiptaret dhe te flejne si qente neper bote
Qajua gallon atyre qe flejne neper bote se nuk Kane shtepia ne shqiperi o palloshi.Nuk di as te mbulosh urrejtjen ndaj Rames o zari I kriminelit te vicidolit.
Ne te njeten pozite nuk kemi qene kurre o te pafetyre. Kemi kaluar veshtersi si vend dhe popull por si ata s`kemi qene kurre. Turp!
Si ajo e 97 ne mes te Europes Angelina .
Bravo, jashtezakonisht mire per pranimin e ketyre fatkeqeve qe luftojne me jeten.
Kushdo qofte ne qeveri , kjo ska te beje me politiken por per virtutet e kombit shqipetare.