Imuniteti i tufës ende larg për Shqipërinë

28 Gusht 2021, 22:00Sociale TEMA

Deri tani afro 36% e popullsisë është imunizuar përmes vaksinimit anti-Covid. Nga 2 mln e 170 mijë banorë të grupmoshës 20-80 vjeç, janë vaksinuar afro 714 mijë persona.

Pjesa tjetër, prej 677 mijë ose 23%, i përkasin popullsisë 0-18 vjeç, për të cilën autoritetet shëndetësore ende nuk kanë marrë vendim për vaksinimin.

Qarkullimi i variantit Delta ka bërë që imuniteti i tufës të vihet në pikëpyetje. Për këtë arsye duhet që 70-80% e popullsisë të jetë e vaksinuar. Por sa ka mbetur që të plotësohet kjo përqindje?

Nga 2 mln e 170 mijë banorë të grupmoshës mbi 19 vjeç, duhet të vaksinohen afro 1 mln e 580 mijë persona.

Pozitiv është fakti që shumica e shqiptarëve e kanë kaluar Covid në mënyrë natyrale. Nëse vijohet me këto ritme vaksinimesh, Shqipëria pritet ta arrijë imunitetin e tufës deri në fund të Dhjetorit, ku duhet të vaksinohen edhe 800 mijë qytetarë.

Për ekspertët e Shëndetit Publik, vaksinimi është arma e vetme për të shmangur format e rënda të Covid dhe fataliteteve. Afro 95% e të infektuarve në vend janë të pavaksinuar.

1 komente në “Imuniteti i tufës ende larg për Shqipërinë”

  1. Taruba says:

    Amani more po Akademia e Shkencave sikur tha qe e kemi arritur imunitetin e tufes, apo e kishte fjalen per tufen e budallenjve?? Se paku te kerkoje falje publikisht per studimin e gabuar dhe per fondet publike te harxhuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje