Gjyqtari Amarildo Gjeçi është tërhequr nga arbitrimi. Pas 13 vitesh karrierë me bilbilin, Gjeci bën me dije se do largohet nga shumë faktorë. Për të, arbitrimi në Shqipëri është i vështirë dhe nuk mjafton vetëm mirësia. Arbiri flet edhe për “shkopinj në rrota” dhe kurthe që ngrihen në këtë fushë delikate të sportit.
“Qëllimisht do të kurthojnë në mënyrë që të zhgënjehesh, të dëshpërohesh dhe të nënshtrohesh, herë po e herë jo… Nëse nuk nënshtrohesh do të thonë gjëra nga më të ndryshme për ty, edhe nëse nuk ka të vërteta… Ironia e kësaj gjëje nuk ka fund”, shkruan Gjeci.
Mesazhi i plotë:
Ç’do gjë e ka një fund! Jam i detyruar për shumë arsye të tërhiqem nga arbitrimi. Dëshira dhe pasioni ishin të mëdhaja, por që shumë faktorë dhe individ ma bën të bezdisur këtë dëshirë dhe pasion për t’u tërhequr nga arbitrimi…
Nuk mjafton të jesh njeri i mirë. Mirësia vetvetiu nuk të dërgon askund. Përkundrazi të tjerët pafytyrësisht do të keq-përdorin mirësinë tënde që të dalesh keq tek të tjerët.
DO TË TË BËJNË TË NDIHESH KEQ!
Qëllimisht do të kurthojnë në mënyrë që të zhgënjehesh, të dëshpërohesh dhe të nënshtrohesh, herë po e herë jo… Nëse nuk nënshtrohesh do të thonë gjëra nga më të ndryshme për ty, edhe nqs nuk ka të vërteta… Ironia e kësaj gjëje nuk ka fund!…
Kam mësuar se në Arbitrim duhet të kesh trimëri, forcë, kurajo, drejtësi, luajalitet, kthjelltësi, imagjinatë, mendim, intuitë, butësi, moskompensim, shpejtësi, transparencë, paanësi brënda një rregullore… Por që rregullorja…
Pas më shumë se 12-13 vjet Arbitrim kam njohur miq të mirë dhe jo të mirë, tek miqtë e mirë janë Lorenc Jemini, Ermal Barushi, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi, Blendi Breshanaj, Bardhyl Pashaj, Sokol Çekaj, Vin Hoxhaj dhe Enea Jorgji. Ndërsa disa s’dua ti përmend se mos ju prish punë.
I them faleminderit vetëm bosit të madh Armando Dukës, edhe Petrit Brahjes (njeriu më I drejtë nga të gjithë).
Nese ka njerez te degjeneruar ne kete vend,jane ata qe hapin drejtesi.Ne grup(stan) bejne pjese dhe gjyqtaret.
Ata kane zgjedhur profesionin te hapin drejtesi ne nje gare sportive,ku garojne atlete dhe gjykojne njerez pa moral.
Keta “gjyqtare”(kupto batakçinje te paguar), ne keto 39 vjet e jane “ndyrur” uniformen e gjyqtarit dhe bilbilin duke e shendrruar ate ne “bil” per t’ia futur kundreshtarve te Dukes.
Eshte nje profesion i veshtire dhe delikat qe ka per detyre te jape drejtesi ne nje gare,ku dy ekipe masin forcat.
Te jeshe gjyqtar duhet te jeshe vete sportist qe e ndjen shoirtin e gares,duhet te jesh intekektual me formim te gjere kulturor,duhet te jesh inteligjent,shume i pergjegjshem dhe me morsl te paster,te jesh i paster dhe i pakompromentueshem,autoritar dhe tolerant,objektiv dhe kategorik,vdndimares dhe kompetent,nuhates dhe i vemendeshem,atlet i forte,rezistent dhe i kudondodhur prane topit dhe aksionit,i mirekuptueshem dhe i zhveshur nga emocionet,anesite,tifizlleku dhe kompromentimi monetar apo benefite te tjera te dyshimta.
Ky tip arbitri eshte mijera kilometrave nga keta tipat qe pretendojne qe jane arbitra.Me shume keqardhje per keta nnjerez qe lodhen shume,por,por fatkeqesisht perdoren
Keta mjerane qe bejne ndonje lek dhe perdoren nga mafia politike dhe kupola e degjeneruar ne Federaten Shqiptare te Futbollit qe e la per 31 vite kete sport ne dore te horrave,mafias dhe drogaxhinjve,e shkaterruan kete aset,i degraduan dhe i shkaterruan ekipet e elites se futbollit,ne ndihmen e horrave qe quhen “gjyqtare futbolli”. Tung dhe te fala Dukes se Krimit.