Nedim Bajrami merr konfirmimin nga CAS për të luajtur me Kombëtaren shqiptare

30 Gusht 2021, 11:38Sport TEMA

Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare.

Federata Shqiptare e Futbollit prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë por pas refuzimit të parë nga organet ndërkombëtare, Drejtoria Juridike e FSHF ju drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Pas përgatitjes së dosjes voluminoze, me të gjithë dokumentacionin e duhur, konsultimit me ekspertët më të mirë të drejtësisë dhe shumë orëve punë, Federata Shqiptare e Futbollit arriti të triumfojë në CAS duke arritur të sigurojë shërbimet një lojtari që do ta ndihmojë shumë skuadrën tonë Kombëtare sicc është shprehur edhe trajneri Edoardo Reja.

Nedim Bajramit është një vlerë e shtuar për kuqezinjtë e Edi Rejës, pasi është një lojtarë që luan si titullar me Empolin në Serinë A.

1 komente në “Nedim Bajrami merr konfirmimin nga CAS për të luajtur me Kombëtaren shqiptare”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje