Shkëlqen Giroud, Milani fiton ndaj Cagliarit. Triumfon dhe Roma e Murinjos

29 Gusht 2021, 22:47Sport TEMA

Milani dhe Roma i janë bashkuar Interit, Lazios dhe Napolit që i kanë fituar dy ndeshjet e para të kampionatit.

Kuqezinjtë mposhtën 4-1 skuadrën e Cagliari dhe gjithçka e zgjidhën në 45 minutat e para.

Tonali me goditje dënimi zhbllokoi rezultatin, por Deiola i skuadrës nga Sardenja vendosi baraspeshën.

Milani u hodh në sulm dhe për 10 minuta shënoi edhe dy gola të tjerë, me Leao dhe Giroud. Ky i fundit realizoi edhe të katërtin me penallti.

Ndryshe nga Milani, Roma i realizoi 4 golat ndaj Salernitana në pjesën e dytë.

Lorenzo Pellegrini e hapi dhe e mbylli shfaqjen, ndërkohë që për verdhekuqtë e Mourinho realizuan edhe Veretout dhe Abraham. Për anglezin ishte goli i parë në Serie A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje