Empoli i Ismajlit dhe Bajramit fiton ndaj Juventusit

28 Gusht 2021, 22:53Sport TEMA

Ndeshja e parë e epokës post Cristiano Ronaldo për Juventusin nuk mund të shkonte më keq. Bardhezinjtë humbën 1-0 në Torino, përballë Empolit të Ismajlit dhe Bajramit, duke ndjerë së tepërmi mungesën e Cristiano Ronaldos në sulm.

Ishte pikërisht sulmi reparti inekzistent i skuadrës së Massimiliano Allegrit, që ende nuk e ka provuar shijen e fitores pas dy javëve të para të sezonit të ri të Serisë A.

Chiesa, Cuadrado dhe Dybala lëvizën shumë në pjesën e parë, por pa krijuar rrezik për Empolin. Madje, Mancuso përfitoi nga një pakujdesi në zonë për të kaluar në avantazh miqtë.

Ndërkohë që në pjesën e dytë, asgjë nuk ndryshoi për Juventusin edhe me futjen në lojë të Morata dhe Kulusevski.

 

 

1 komente në “Empoli i Ismajlit dhe Bajramit fiton ndaj Juventusit”

  1. Po keta nuk jane Shqiptare says:

    ismali dhe bajrami ??? Emma Turqish keta nuk jane Shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje