“Këtë fundjavë ose kurrë”, Real Madrid ultimatum Parisit për Mbappe

28 Gusht 2021, 13:55Sport TEMA

“Këtë fundjavë ose asnjëherë”, ky është ultimatumi, që Real Madrid i ka vendosur PSG për transferimin e Kylian Mbappe.

Në Paris prej dy ditësh ka mbërritur një ofertë prej 180 milionë eurove, pasi 160 milionët e parë u refuzuan.

Dje Leonardo la të kuptonte se do më shumë për Mbappe, kur u shpreh se situata është e njëjtë, siç u shpjegua në intervistën për mediet disa ditë më parë. Ata presin një ofertë edhe më të lartë, por në Madrid lëvizin ndryshe.

Le Parisien bën me dije se Leonardos dhe Al Khelaifit i është bërë e qartë se nëse marrëveshja për Mbappe nuk mbyllet deri nesër, atëherë nuk ndodhë më.

Të hënën Mbappe shkon në grumbullim me Francën dhe e bën më të vështirë kalimin e mundshëm në Madrid kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga fundi i merkatos. Gjithsesi, trajneri Deschamps ka treguar se do ishte i gatshëm ta lironte Mbappe në rast se do firmosë me Realin.

1 komente në ““Këtë fundjavë ose kurrë”, Real Madrid ultimatum Parisit për Mbappe”

  1. FC Bayern Mynshen says:

    E kam shkruajtur dhe dite ne perpara , mos degjoni pordhet e Florentino Perez , Reali nuk ka dhe nuk mundet ne asnje menyre te mare Mpapen sivjet , mos degjoni denglat e gazetes jo reale AS , Reali eshte i mbytur ne borxhe,borxhi i tij i neto i kalon 650 milion euro , kur thone gazetat pariziane qe nga Reali nuk kemi asnje lloj cmimi ezhte ashtu sic e thone , cmimi 160, 170 dhe 180 miloin eshte i gazetes sportive spanjolle AS , qe me teper ka provokime , thashetheme se sa lajme te verteta…….nuk jep Reali asnje qindarke pr Mpapen sivjet , ben sikur e kerkon sivjet kurvjen ora te beje oferten ……nguron , do prese deri veren tjeter ta mari me parametra zero …..ashtu sic veproi dhe meDavid Alaben eBayerit te Mynyhut ……gjighe vitin vjet benin sikure kerkonin Davidin , dhe kishin gati cekun perBayernin , nje here thoshin 35 , pastaj 40 ,dhe me vone 50 milion …..realiteti qe krejt ndryshe…..kurre nuk derguan ne zyrat e Seabaner Strasse nje oferte reale , serioze per intersimin e Alabes …..saksisht te njejtat dhe tani me Mpapen , shfrytezojne rastin qe karabushi Mpape kanje ender femijerie te luaj me Realin ….dhe kerkojne ta marin veren tjeter sic e thashe me parametra zero ………. Reali 160 ???? 170 ose 180??????? Nga dalin keto ?????? Te kish kaq para Reali dhe Pereznuk do lutnin Banken amerikane Morgan Stanly , te investonte meqellim Skuadrat si reali dhe te gjitha qe jane bernut nga gjendja ekonomike tekrijonin Super lingen Europiane ……..E gheksoj , Reali i Madriti dhe presidenti i saj luajn shume pist , jo tani , por kane 5-6 vite ……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje