Armando Duka njeriu që ka kapur prej 20 vitesh Federatën Shqiptare të Futbollit, duke mos lënë asnjë shenjë pozitive, përveçse abuzimeve, edhe këtë vit synon të qëndrojë sërish në atë post, ndonëse ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij.
Deri më tani i vetmi që ka zyrtarizuar kandidaturën është gazetari i mirënjohur sportiv Dritan Shakohoxha, i cili duket se e ka futur në panik kreun aktual të FSHF-së, Armand Dukën.
Ky i fundit ditën e djeshme ka shpikur disa lajme në portalin e familjes Berisha, ku kanë publikuar disa emra që do kandidojnë për president Federate.
Një nga emrat e shpikur nga Duka është ajo e ish moderatores Ilda Bejleri, e cila pasi u shkarkua nga Super Sport dhe Proçesi Sportiv nuk ka gjetur më hapsira në ekrane.
Madje, lajmet e fundit që kanë qarkulluar për të janë ato të aksidentit, ku Bejleri shtypi një të moshuar tek vijat e bardha.
Kjo e fundit ka pranuar të bëjë lojën e Dukës si gjoja një kandidaturë për postin e FSHF-së, pasi në një prononcim për Panorama Sport ka bërë një reagim ku shprehet se nuk ka asnjë koment, duke “nënkuptuar” se e lë të hapur mundësinë e kandidimit.
Natyrishr emri i saj përdoret si farsë nga Armand Duka dhe si një fakt që tregon se si ka pësuar një rënie karriera e Ilda Bejlerit e cila nuk ka njohur më rritje dhe tashmë lejon që emri i saj të bëhet edhe më qesharak në opinionin sportiv.
Kujtojmë se zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit pritet të mbahen në shkurt ose mars të vitit 2022 dhe janë një shans për futbollin shqiptar që të çlirohet nga kapja e Dukës që e drejton prej 20 vitesh.
NAJADA COMO E FSHF-se.Pushtetet jane “toke e xanun” ne Shqiperi,ato mbahen me ushtrine e mafjozeve qe bejne ligjin kudo.Teatrot e PUSHT-tetareve jane njelloj kudo prandaj ndryshojne vetem “lulet” qe rolojne.
Armando Duka ka bere nje pune te lavderueshme ne Federate! Ndryshimet dhe perparimet jane te padiskutueshme, pavaresisht se mund te ishin bere edhe shume gjera te tjera. Do jete mire te vazhdoje projektin qe ka nisur keto vite! Nese vijne “fytyra te reja” do plase shkaterrimi dhe vjedhja!
Dy buçe
Nje klan mafioz qe duhet te shporret,,, edi rama duhet te largoje urgjentisht duken e krimit
ky Duka eshte njeriu me mafioz ne Shqiperi Askush nuk e di si ky katunar Shijaku u be kryetar i FSHF dhe zhyti futbollin ne kete krize ku eshte sotTe gjitha ndeshjet e futbollit jane te trukuara dhe kete e di dhe Europa
Te kandidoje Erjon Braçe, nese e lejon sulltan Skenderbeu???
Te kandidoje Erjon Braçe, nese e lejon partia?
Do kandidoje Erjon Braçe per kryetar te FSHF???
Vazhdo vazhdo se dhe ti ne biruc do perfundosh si shoket Platini e Blatter se sje me i mire se ata jo e as me b*le madh se ata.
Kshu qe ki kujdes mos u hap shume b**sh se atje tek vendi e di ti ca behet… Fare e felliqur