UEFA zgjedh lojtarin dhe trajnerin më të mirë të vitit

26 Gusht 2021, 20:55Sport TEMA

Jorginho është shpallur futbollisti më i mirë i sezonit nga UEFA, çmim të cilin e mori në mbrëmjen e hedhjes së shortit të Champions League, duke lënë pas N’Golo Kante dhe Kevin De Bruyne.

Mesfushori i Chelsea dhe Italisë fitoi Champions dhe Superkupën Evropiane me “Blutë” e Londrës, si dhe Kampionatin Evropian me Italinë.

Ndërkohë, çmimi i trajnerit më të mirë të sezonit shkoi për Thomas Tuchel (Chelsea), i cili mposhti konkurrencën e Roberto Mancinit (Itali) dhe Pep Guardiola (Manchester City).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje