Nuk hap dot sytë dhe supën ia ushqen gruaja, pasojat e një ndeshje boksi në moshën 42-vjeçare

26 Gusht 2021, 11:58Sport TEMA
Nuk hap dot sytë dhe supën ia ushqen gruaja, pasojat e një

Boksieri i famshëm Manny Pacquiao shfaqet në një video duke hasur vështirësi për të mbajtur sytë hapur, ndërsa bashkëshortja i ushqen supën. Në pamjet e publikuara nga gruaja e tij tregohet gjendja e boksierit filipinas pas ndeshjes kundër Yordenis Ugas.

I rikthyer në ring pas 2 vitesh tërheqjeje, 42-vjeçari u mund paq nga kundërshtari i tij, në ndeshjen e vlefshme për titullin botëror për peshat e lehta, të zhvilluar të shtunën.

Një prej boksierëve më të dekoruar të të gjitha kohërave, Pacquiao ishte favorit për ta fituar ndeshjen, por Ugas nuk i dha asnjë mundësi duke e goditur disa herë në fytyrë dhe kokë. Pas kësaj ndeshjeje, mjekët i kanë këshilluar ta mbyllë përfundimisht karrierën 26-vjeçare, për të mos rrezikuar pasoja edhe më të rënda.

1 komente në “Nuk hap dot sytë dhe supën ia ushqen gruaja, pasojat e një ndeshje boksi në moshën 42-vjeçare”

  1. anticensurë says:

    kundërshtari e paska qëlluar “si në fytyrë dhe në kokë”??
    si është e mundur??
    mos vallë e ka bërë për të fituar sa më shumë pikë,pra të dyfishta,se si koka dhe fytyra ndodhen në të njëjtin vënd!!
    ja paskan bërë me hile të shkretit!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje