Kombëtarja, Reja publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e shtatorit

28 Gusht 2021, 12:40Sport TEMA
Kombëtarja, Reja publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar, për 3 ndeshjet që do të zhvillohen në muajin shtator, transfertën polake dhe dy ndeshjet në Elbasan ndaj Hungarisë dhe San Marinos.

Lista është e përbërë nga 27 lojtarë, ndërkohë që mes risive janë debutuesi Ernest Muçi, i cili vjen nga Kombëtarja U-21, teksa ndryshe nga miqësoret e qershorit rikthehen në listë të rinjtë Ramen Çepele, Mario Mitaj, Enis Çokaj dhe Armando Broja.

Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën e 29 gushtit me lojtarët që do të bashkohen me stafin në Varshavë.

Lojtarët që janë të impenjuar me klubin të dielën do të mbërrijnë në kampin kuqezi të hënën.

1 komente në “Kombëtarja, Reja publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e shtatorit”

  1. Tirona says:

    Pervec Bekim Bales te kishte mare dhe Taulant Seferin ,se lujti shume mire me Durrsin!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje