Chelsea ka arritur të marrê një pikë mjaft të rëndësishme në transfertë ndaj Liverpoolit, në kuadër të javës së tretë në Premierligë.
Ishte Kai Havertz që e kaloi ekipin e Tuchel në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes, pasi realizoi mjaft bukur me kokë.
Por, fundi i pjesës së parë ishte fatal për “Blues”. Pas një rrëmuje të krijuar në zonë, Reece James prek topin me dorë duke mos e lejuar të hynte në portë dhe ndëshkohet direkt me karton të kuq.
Ndërkohë, për Liverpoolin akordohet penallti të cilën në gol e shndërroi pa problem Salah.
Në pjesën e dytë Liverpooli sulmoi gjatë gjithë kohës, por nuk arriti ta gjente rrugën e golit.
Kështu, pas tri javëve, të dy ekipet kanë nga shtatë pikë dhe pozicionohen në vendet dy dhe tre.