Teuta fiton Superkupën e Shqipërisë, mposht Vllazninë

28 Gusht 2021, 21:00Sport TEMA

Teuta ia ka dalë të fitojë Superkupën e Shqipërisë, pasi mundi në Elbasan Arena 3-0 ekipin e Vllaznisë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa pavarësisht përpjekjeve, aksush nuk realizoi dot.

Goli i parë i sfidës vjen në të 58-tën. Aleksi përfiton nga një gafë e Zogovic dhe shënon.

Të besuarit e Brdaric lëshojnë shumë dhe pësojnë edhe të dytin me Grudën, në minutën e 63-të. I 3-ti vjen nga Plaku, në limite.

Vllaznia mund të shkurtone shifrat, por VAR ( përdoret për herë të parë) anullon golin e Çobës. Kështu, Teuta “rrëmben” trofeun, pas një paraqitje dinjitoze si ajo e sotmja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje