Tirana zyrtarizoi largimin e Jurgen Çelhakës te Legia e Varshavës. Njëjtë si Muçi, talenti i mesfushës do luajë me gjigantin polak, teksa dje u prezantua si lojtari më i ri me numrin 16 mbi shpinë.
Plot 250 mijë euro pagoi Legia për shërbimet e djaloshit të kombëtares shpresa, me bardheblutë që mbajnë një pjesë të kartonit të lojtarit.
Kjo nuk është hera e parë që Tirana bën “bingo” në merkato. Muçi I solli bardhebluve 500 mijë euro pak muaj më parë, ndërsa një tjetër emër është ai i Merveil Ndockyt. Kongozlezi la Tiranën në 2017 për të kaluar te Getafe në La Liga, po për 500 mijë euro.
Tirana fitoi edhe disa milionë nga shitja e tij te Osijek në Kroaci, me fantazistin që ka kontratë deri në 2023 me kroatët.
Më shumë se 1.25 milionë euro evropiane për talentet e Tiranës, me akademinë bardheblu që duket në rrugë të mbarë. Talenti i radhës, kapiteni i U-21, Marsel Ismajlgeci.