Kuqezinjtë stërvitet nën rrebesh, Reja pret edhe Nedim Bajramin

30 Gusht 2021, 18:37Sport TEMA

Kombëtarja Shqiptare hyri në ditën e dytë të përgatitjeve në prag të ndeshjes me Poloninë në eliminatoret e Botërorit, Katar 2022. Nëse te kuqezinjtë atmosfera ishte e qeshur nuk mund të thuhet e njëjta gjë për motin, teksa kryeqyteti i polakëve është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut gjatë gjithë ditës.

Trajneri Edi Reja pati grupin e plotë, përjashto Kumbullën, që pas ndeshjes me Romën erdhi vetëm në mbrëmje në ekipin kombëtar, ndërsa në seancën stërvitore të pasdites ishte edhe sulmuesi i Barcelonës, Rey Manaj, që iu bashkua menjëherë grupit.

Si zakonisht trajneri Reja zgjodhi një seancë pa ngarkesë të madhe fizike, për shkak të impenjimeve që një pjesë e futbollistëve kanë pasur me klubet e tyre në fundjavë, shkruan Super Sport.

Ernest Muçi, njeriu i shtëpisë, duke qenë se luan te Legia e Varshavës, pati një seancë stërvitore të diferencuar në fillim. Ndërkohë që pas ushtrimeve shkrydhëse dhe me karakter fizik, trajneri Reja pas 15 minutave të zakonshme u mbyll me ekipin për të hyrë më në detaje për sfidën e radhës, atë të datës 2 shator ndaj Polonisë që do të luhet në stadiumin e Varshavës.

Vlen të theksohet se kuqezinjtë janë ende në pritje të fantazistit të Empolit, Nedim Bajrami, që mori dritën jeshile për të përfaqësuar kombëtaren shqiptare dhe pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja.

1 komente në “Kuqezinjtë stërvitet nën rrebesh, Reja pret edhe Nedim Bajramin”

  1. olsi says:

    nedimi na duhet , qe kur skela la kometaren , nuk kemi me nje fantazist ne mesfushe , bajramin e shikoje ne gjurmet e skeles, do na jap shume frymarrje ne mbajtjen e topit , gje qe ne futbollin e sotem eshte gjeja kryesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje