Çudia, i riu nga Kosova gëlltit telefonin Nokia. Doktori që ia nxori nga barku: Bateria mund të shpërthente

31 Gusht 2021, 09:35Lifestyle TEMA

Një ndërhyrje e pazakontë është realizuar ditën e djeshme në Kosovë, ku një 33-vjeçari i është nxjerrë nga barku një celular NOKIA. I riu e kishte gëlltitur celularin katër ditë më parë për arsye që nuk dihen dhe po i rrezikohej jeta.

Ishte doktori Skënder Telaku, personi që kreu ndërhyrjen duke u shprehur më pas për mediat se ishte bateria, ajo që i rrezikonte jetën të riut. 

“Ata më thirrën për një rast, ishte një person që kishte gëlltit një trup të huaj. Pamë që ishte telefoni i ndarë në pjesë tri pjesë. Nga të gjitha këto pjesë bateria është më e rrezikshmja sepse mund të shpërthente.

Nuk ishte operacion. Nga goja e kemi nxjerrë objektin e huaj. Po të mos kishim sukses do të duhej ta kishim bërë operacion. U munduam dy orë për ta nxjerrë,“-tha doktori për gazetën Express.

Lajmi dhe fotot e telefonit janë shpërndarë kudo në rrjete sociale duke bërë bujë, ndërkohë që mister mbetet ende shkaku i gëlltitjes së telefonit nga pacienti 33-vjeçar. Duke marrë parasysh përmasat e telefonit, pa vetëdije nuk ka qenë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje