Cristiano Ronaldo është një ndër sportistët me gjendjen më të mirë fizike. Edhe pse tashmë 36-vjeçar, ai duket dhe luan sikur të ishte ende 26. Një pjesë e mirë e “sekretit të rinisë së përjetshme” të portugezit, është stërvitja e vazhdueshme që bën, por edhe dieta strikte që ndjek me rigorozitet.
Që prej kohës kur luante te Real Madrid, Ronaldo i besoi ushqimin e tij një dietologu, nga i cili nuk është ndarë më.
Gjatë një dite, sulmuesi i ri i Manchester United konsumon 6 vakte, të gjitha me ushqime me pak yndyra dhe shumë proteina, për të mbajtur të lartë nivelin e energjisë që i duhet një lojtari futbolli të niveleve më të larta.
Në këtë dietë përfshihet djathi, proshuta, kosi, peshku dhe sigurisht shumë fruta dhe perime. Ai gjithmonë ka thënë se nuk konsumon pije alkoolike, por vetëm ujë. Ndërsa sa i përket pijeve freskuese të gazuara, mjafton të kujtojmë incidentin me shishet e Coca-Cola-s gjatë Euro 2020.
Në regjimin ditor të Ronaldos duket se është eliminuar gjumi 8-orarësh, por bën pushime të vogla njëorëshe, gjithmonë duke ndryshuar çarçafët në mënyrë që të jetë i freskët. Pjesë e rutinës së tij janë edhe seanca noti, palestër pesë herë në javë dhe seanca me krioterapi në -160°C, për të rritur qarkullimin e gjakut.
Dieta tipike e Ronaldos
Mëngjesi: Proshutë, djathë dhe kos pa yndyra
Vakt i ndërmjetëm: Pulë dhe sallatë
Dreka: Peshk ton, ullinj, vezë dhe domate
Vakt i ndërmjetëm: Tost me avokado, fruta të freskëta
Vakt para darkës: Peshk shpatë dhe sallatë
Darka: Biftek dhe kallamarë
Stërvitja: Pesë herë në javë në palestër ku bën 30 minuta vrap dhe ngritje peshash. Në total stërvitja zgjat 3-4 orë në ditë.
Gjumi: Pesë herë në ditë, për të ndihmuar muskujt që të rikuperohen.
Robot apo tru peshk ?
Po per t qi a ka koh ky ?
Apo,qhet n myth per,…kursim energjish …, dhe per trendy..!
Ai ylli i North of Ireland ,Xhorxh Best,pinte gjith naten n pub,e qinte n pidhtore gjer n mngjes dhe nga krevati me pidhna shkonte direkt n fush t futbollit ku fuste nja dy tre gola dhe asiste ca t tjer…dhe bente spektakel me topin…
Robi duhet t bej stervitje dhe diet por çdo gjo me mas…
Pse akoma po luan ky Penaldua!…ky vetem penallti gjuan prandaj eshte ne forme.
Kavie laboratori dhe lojtar show qe luan me koreografi si ai latini tjeter Messi dhe qe gjithcka eshte fake.Tani nuk ka me futboll por vetem marketing dhe baste dhe sic e citova me lart me koreografi dhe me skenare.Krijohen yje artificiale si puna e kardashianeve dhe nderkohe ecen biznesi I brekeve me emrin e Ronaldos psh ose revista gossip ku gjoja Messi fotografohet me nje blonde misterioze ne brigjet e Ibizes nderkohe qe gruaja e tij nuk di gje(?) qe Ronaldo bleu nje Bentley te ri ose gruaja e Ronaldos ka hapur nje line parfumi ose psh Messi ka dhene 30 milione euro ndihme per femijet e varfer te Buenos-Aires.Ka perenduar koha e yjeve te vertete ne futboll me kohe.