Rrëfimi i gazetares afgane: Talebanët të etur për gjak, na shpëtoni familjarët! Çështje jetë a vdekje nëse mbeten në duart e tyre

31 Gusht 2021, 13:29Sociale TEMA

Shqipëria po strehon 607 shtetas afganë të ikur nga trazirat në Kabul. Në mesin e tyre është dhe një gazetare e njohur në Afganistan, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur. Në një intervistë për “Report Tv”, ajo është shprehur se  ka frikë për pjesën tjetër të familjes e mbetur atje, pasi janë në rrezik nga talebanët të cilët duan gjak.

“Për veten time nuk dua asgjë. Gjithçka dua tani është shpëtimi i njerzve të mi. Ata rrezikojnë jetën në çdo minut që kalon. Ata duhen ndihmuar sepse humbën gjithcka”.

Vetë Azita që kur talebanët përparuan në luftën e tyre në Afganistan, ka qëndruar fshehur kohët e fundit. Ajo mbante kontak me përfaqësuesit e evakuimit derisa dhe e njoftuan për fluturimin nga Kabuli në Abu Dhabi. Më pas në Shqipëri ku edhe është sistemuar në një nga dhomat e qytetit Studenit Azita kërkon ndihmë për afganët.

“Kombet e huaja nuk duhet t’i lenë në mëshirë të fatit pasi është çeshtje jetë  a vdekje nëse mbeten në duart e talebanëve. Gjithcka që ata bëjnë janë sulmet terroriste”, shtoi ajo për Report Tv.

Gazetarja e cila kërkoi mos ti shfaqet pamja e plotë, ka lënë pas kolegë të saj të cilët u rrëmbyen nga talebanët. Ajo nuk di asgjë për fatin e tyre.

“Na njoftuan se një pjesë e stafit të mediave, gazetar dhe kameraman  janë rrëmbyer nga talebanët. Tani nuk mund të them se si ndihem, ne kemi humbur gjithçka kishim dhe nuk na ka mbetur më asgjë.  Kemi ende familjet atje që gjenden në situate të keqe”.

Gruaja e cila ka qënë në kontakt të vazhueshëm me informacionin, nuk e besonte sa shpejt ndodhi gjithçka në vendin e saj. Që nga pushtimi i talebanëve që morën territor orë pas ore, deri tek mbyllja e jetës së çdo intelektuali.

“Jam shumë e trishtuar për situatën atje. Nuk e prisnim një gjë të tillë, pasi cdo gjë  u bllokua menjëherë, duke na përballur më një situate ndryshe, nuk mund të vazhdonim jetën normalisht, nuk mund të shkonim dot në punë. Ata pushtuan gjithçka  përpara se ne të leviznim nga Afganistani. Ju ndoshta keni dëgjuar për situatën atje që talebanët kanë marë kontrollin e qytetarëve, por realisht është një tmerr i vërtetë”.

A keni ende kontakte me të afërm ose koleg në Afganistan?

“Po, jemi akoma në kontakt  here pas here Ata  na informojnë se cfarë realisht ndodh aty. Talebanët kanë marë situatën në kontroll dhe shumë njerëz janë vrarë nga sulmet e tyre, ndaj janë shumë të shqetësur. Është është shumë e trishueshme ajo cfarë po ndodh aty”.

Me shpresën se fuqitë e mëdha do të shpëtojnë çdo afganas në rrezik, Azita akoma nuk ka mësuar për mbylljen e evakuimeve. Ajo bënë apel për ndihmë

“Tani nuk mund të them se në vendit tim janë të sigurt.  Kjo është ajo që dua të ngre si problem që duhet zgjidhur. Dua që njerëzit  të largohen nga Afganistani, të paktën SHBA ose dhe ndonjë vend  tjetër  duhet patjetër ti ndihmojë në këto momente. Duhet të tregohemi human”.

Azita është në mesin e mijëra intelektualë afganë që akoma nuk dinë se çfarë do të ndodhë me ata. Tani për tani janë të sigurtë, por kanë dhimbje për çdo gjë që lanë pas; vendin e tyre, punën, jetën atje, dhe njerëzit nën regjimin e talebanëve.

2 komente në “Rrëfimi i gazetares afgane: Talebanët të etur për gjak, na shpëtoni familjarët! Çështje jetë a vdekje nëse mbeten në duart e tyre”

  1. Stop xhihadistëve hallall says:

    “Të tregohemi humanë me xhepin tuaj”, këtë po na sugjeron afganka. Rri urtë e mos u ndje, sepse ai vend nuk shpëtohet.

  2. xxx says:

    keshtu bejne te gjithe per te fituar asil ,, eshte vjershe e vjeter kjo,, del pictori edhe i pret me lule,, keta mesjetaret,,ne kemi fjetur jashte kur kemi hik jashte,, ne shi neper kasolle keta duan hotel me 5 yje,, na lodhet me keta afganet . keta mesjetaret, pictori vetem jep intervista , nuk shikon popullin e vete, qe po ikin perdit, po do te bej zemergjerin me afaganet,,,, pictor je ber bajat, nuk shkon me ..nderro melodi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje