Talebanët rrahin dhe përdhunojnë homoseksualin, aktivistja: Ata nuk kanë ndryshuar, miqtë e mi janë të frikësuar

31 Gusht 2021, 13:05Bota TEMA

Një burrë homoseksual është rrahur dhe përdhunuar nga talebanët.

“Daily Mail”, shkruan se burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është joshur nga dy luftëtarë talebanë, që i premtuan se do e bënin mik dhe do e largonin të sigurt nga Kabuli. Por nuk rezultoi kështu.

Ata ushtruan dhunë dhe e përdhunuan burrin duke e lënë të gjallë, por të traumatizuar nga ajo që ndodhi. Lajmi është bërë i ditur nga një aktiviste afgane, e cila është shprehur:

“Ata gënjejnë. Talibanët nuk kanë ndryshuar, sepse ideologjia e tyre nuk ka ndryshuar. Miqtë e mi në Afganistan janë të frikësuar, ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta në të ardhmen, kështu që ata thjesht po përpiqen të fshihen”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje