Drama e yllit të Turqisë: Erdogan i mori gjithçka që kishte, ish-sulmuesi e feston 50-vjetorin si taksist dhe shitës librash në rrugët e SHBA-së

1 Shtator 2021, 21:30Sport TEMA

Nga kampionatet më të rëndësishme deri në punët nga më modestet.Mund të jetë një histori si shumë të tjera, e një lojtari i cili nuk ka qenë në gjendje të mbajë pasuritë që i ka dhënë futbolli, por jo.

Historia e Hakan Sukur është ndryshe. Sulmuesi i i cili sot mbush 50 vjeç duhej të largohej nga Turqia pasi akuzohet nga regjimi i Erdoganit si tradhtar dhe puçist në grushtin e shtetit të 2016-ës, ndaj nuk kthehet dot në vendlindjen e tij.

Dikur ishte një idhull për të gjithë turqit dhe arriti të veshë fanellën e disa klubeve të mëdha europiane, mes të cilave edhe atë zikaltër të Interit, ndërsa sot i duhet të punojë si taksist ose shet libra për të siguruar mbijetesën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

TORTURAT– “Nuk më ka mbetur asgjë. Erdogan më ka hequr gjithçka, lirinë, të drejtën për të folur, sigurinë time ekonomike”. Dhe për të thënë se karriera e tij politike ishte në partinë e presidentit e Erdogan, në radhët e së cilës ai u zgjodh në parlament.”Partia më ftoi përfitoi nga fama ime. Pastaj filluan problemet.”

PROBLEMET – “Fillimisht gjuajtën me gurë në butikun e bashkëshortes time, më vonë më kërcënuan fëmijët dhe më pas më vunë mina në derën e zyrës, ndaj u detyrova të largohem.

Menjëherë pas largimit tim, arrestuan babanë tim dhe më pas më konfiskuan çdo pronë e pasuri që kisha në Turqi, Kur u largova, ata arrestuan babanë tim. Dhe gjithçka që kisha u konfiskua”.

Pavarësisht se u largua drejt SHBA-së, Hakan Sukur tregoi se edhe problemet nuk iu ndanë atje.

“Unë kisha një kafene, por njerëz të çuditshëm erdhën dhe luajtën muzikë nacionaliste turke.

Për të mos përmendur që një djalë që bëri një selfie me mua. Kur u kthye në Turqi ata gjetën foton në telefonin e tij dhe e futën në burg.

Unë e dua vendin tim. Dhe i kërkoj Erdoganit që të bëhet presidenti që i duhet Turqisë. Kthehuni tek demokracia, drejtësia dhe të drejtat e njeriut”, përfundon Sukur.

7 komente në “Drama e yllit të Turqisë: Erdogan i mori gjithçka që kishte, ish-sulmuesi e feston 50-vjetorin si taksist dhe shitës librash në rrugët e SHBA-së”

  1. TDCI says:

    Ky far karuc-begu famijen e ka prishtinali Kacallari dhe dashti ta këthente atë ma i zi se talibanët në pushtet mjafton të sjifen ritet e Gylen se cfarë fetetari i poshter

    1. Un says:

      Shruj shqip o kar

  2. Dembabadem says:

    Mori pjese me pushke ne dore kunder popullit te tij. Mos donte ndonje dekorate nga Erdogan?

  3. Miku says:

    KESHTU DO PERFUNDOI DHE RAMIU YT MERO PO I DOLI KUNDRA VELLAIT HALE EROGAN SE LEKET E VJEDHURA NE TURQI I KA FSHEHUR.APO KA LEKET E LINDES QE KA VJEDHUR KE SORROSI AJO SE HARROVA.

  4. Cubi says:

    Ky lajm ka me shume se një vit,s’ka lajme të tjera nga vendi po merreni me thashetheme pertej oqeanit

  5. Qyterar i zakonshem says:

    Ose meru me sport ose me politike . Sot ne Turqi ka futbollista te famshem qe nuk ja sekuestron shteti i Erdoganit pasurite . Tashti ky gazetari si don te na e prezantoje ? Si kerkon ta vlersojme si futbollist apo si politikan ? Çfar kerkon te na thote ky taksixhiu qe politika eshte kurve ? Te shfrytezon dhe te hedh teje ? Hahaha….. . E ka genjyer mendja qe te behet politikan . Edhe tek ne nuk di te kemi ndonje futbollist politikan. Futbollistet me sa duket nuk bejne per politike. Sportet si basketbolli, shtanga , mundja , boksi, kane nxjerre politikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje