Cristiano Ronaldo është gjithnjë e më shumë në historinë e futbollit.
Kampioni portugez, falë dy golave të sotme në ndeshjen kundër Irlandës, e vlefshme per kualifikueset e Boterorit 2022 në Katar, arriti 111 gola me kombëtaren: Ali Daei, i cili ishte ndalur në 109, askush si ai.
Portugezi, tashmë i kthyer te Manchester United dhe pasi ka lënë Juventusin pas 3 vitesh, duket në formë të jashtëzakonshme dhe ndoshta në Torino do të bëhen pishman që nuk i krijuan kushtet e nevojshme për të synuar diçka madhore si Champions League, duke e lëshuar shumë shpejt…
Portugali përmbysi Irlandën 2-1 pikërisht me golat e CR7, teksa ky i fundit humbi edhe penallti, i neutralizuar nga portieri kundërshtar.