Xhaçka pret homologun danez: Mbështetja e Danimarkës, provë e qartë e progresit të Shqipërisë

2 Shtator 2021, 17:03Politika TEMA

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti sot në një takim në Tiranë Ministrin e Jashtëm danez, Z. Jeppe Kofod, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri.

Në një deklaratë për shtyp pas takimit, ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen që Danimarka i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.

“Ne patëm rastin të bisedojmë nga afër për gjithçka kemi bërë, por edhe për kushtet e vështira në të cilat është bërë kjo punë vërtet e madhe për përmbushjen e çdo kërkese të BE-së. Pata rastin të shpreh pritshmëritë e larta që ne kemi nga mbledhja e radhës e Këshillit të BE-së, si një vend që tanimë e meriton dhe është plotësisht i gatshëm për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, u shpreh ministrja.

Xhaçka shprehu mirënjohje për kontributin e qeverisë daneze për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019 dhe në luftën ndaj pandemisë.

Ajo garantoi bashkëpunim me Danimarkën në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe çështje të klimës gjatë mbajtjes së anëtarit të përkohshëm në Këshillit e Sigurimit të OKB, vend të cilin Danimarka synon ta marrë në vitet 2025–2026. Kjo është vizita e parë e një Ministri të Jashtëm danez në Shqipëri, që pas vizitës së Per Stiger Moller 15 vite më parë.

1 komente në “Xhaçka pret homologun danez: Mbështetja e Danimarkës, provë e qartë e progresit të Shqipërisë”

  1. GazMir says:

    Mendoj që vëndi yn e meritonte antarsimin para Bullgaris, Rumanis,Letonis, Lituanis, Qipros, Sllovenis, Kroacis et etj., nga historia dhe pozita gjeografike, por 27 vendet e BE-së panë interesin e tyre duke rrembyer ujrat tona për të justifikuar zgjerimin e tyre në ish BS.(shtete baltë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje