Mori dy poste, Gjiknuri: Sfidë dhe përgjegjësi e madhe, do të bëj më të mirën e mundshme

2 Shtator 2021, 13:05Politika TEMA

Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat komentoi detyrën e tij të re si drejtues politik i qarkut të Elbasanit, por edhe atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.

Ai tha se është një sfidë e madhe dhe nënvizoi se do të japë më të mirën.

“Është një detyrë e vështirë. Do të bëj më të mirën e mundshme për ta çuar përpara atë punë të mirë që është nisur.

Është një sfidë e mirëpritur. Unë kam pas lidhjet e mia me Vlorën dhe aty kam pas rezultat të shkëlqyer.

Nuk ka rëndësi pozicioni, është një sfidë e madhe dhe e mirëpres. Kjo është një pritshmëri e mirë edhe për mua, nuk kam asnjë shqetësim,” tha Gjiknuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje